- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjeke e Përgjithshme.
- Ka kryer
specializimin pasuniversitar në Shërbimin e Psikiatrisë së QSUT “Nënë Tereza”.
- Doktor i
shkencave mjekësore me programin e doktoraturës “"Adaptimi i
Instumentave Vlerësues (teste psikologjike) mbi Psikopatologjinë e Fëmijëve".
- Psikiatër për Fëmijë e Adoleshentë - Departamenti i
Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
- Anëtare e
shoqatave dhe organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare të psikiatrisë dhe
pjesëmarrëse aktive në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me
prezantime orale dhe në formë posteri.
- Bashkautore në tekstin mësimor “Bazat e Psikiatrisë”. Botim i Fakultetit të Infermierisë, Universiteti i
Tiranës.
- Ka fituar
disa çmime ndërkombëtare si:
2004 Çmimi ‘Donald Cohen’, Kongresi 16-të i IACAPAP, Gjermani
2006 Çmimi ‘Donald Cohen’ Kongresi i 17-të i IACAPAP, Australi
2008 Çmimi i Organizatës
Botërore të Psikiatrisë, Çeki
- Drejtuese e Grupit Kërkimor të Punës (Research Working Group) të
European Federation of Psychiatric Trainees (RWG-EFPT)
- Themeluese dhe anëtare bordi e
shoqatës MIA.
- Pedagoge e jashtme në Fakultetin e
Mjekësisë, Departamenti i Pediatrisë.