Pak lajme qetësuese në kohën e Covid-it.


Me autoritetet e shëndetit publik që i mëshojnë vazhdimisht distancimit social rritet koha e përdorimit të ekraneve ndaj shumë prindër shqetësohen për ndikimin që kjo do të ketë në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre (madje edhe në shëndetin në tërësi). Shpresat janë shtuar shumë, sidomos me shfaqjen e vaksinës në horizont, por shumica e vendeve ende është duke u përballur me ndryshimet e stilit të jetës dhe distancimin social duke qënë se vazhdojmë të kemi numra të lartë të infektuarisht. Ndaj më poshtë po bëjmë një përditësim të çështjeve që lidhen me përdorimin e ekraneve.

Mbetet i vërtetë fakti që teprimi me kohën e kaluar para ekraneve mund të jetë i dëmshëm, veçanërisht për fëmijët e vegjël, të cilët i largon nga veprimtaritë e tjera të rëndësishme zhvillimore: bisedat me prindërit janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët e vegjël.
Megjithatë për fëmijët më të mëdhenj dhe adoleshentët, ekranet kanë zëvendësuar kohën e kaluar për të luajtur jashtë, studimet, kurset sportive apo artistike, kohën e kaluar me bashkëmoshatarët dhe aktivitetin fizik e gjumin.

Por shqetësimi ka qënë historikisht i lidhur me faktin që koha para ekraneve në vetvete mund të jetë veçanërisht e dëmshme kur nuk ka vlera edukative, si në strukturën dhe përmbajtje. Këto shqetësime janë shtuar në dekadën e fundit kur filloi gjithmonë e më shumë të pranohej se koha e shumtë e kaluar përpara ekraneve ishte mëse normale.
Akademia Amerikane e Pediatrisë, në udhërrëfyesit e përditësuar të 2016-ës, vazhdon të shprehë një shqëtësim të veçantë që ekranet kanë për foshnjet dhe fëmijët e vegjël dhe rreziqe të tjera të zhvillimit social në adoleshencë.

A e shkaktojnë ekranet ADHD-në? Ndoshta jo.


Në një artikull të dy viteve më parë shkruhej se kur vjen puna te përdorimi i ekraneve dhe simptomave të ADHD-së, të dhënat shkencore mbeten ende të pakta dhe vazhdojnë të tregojnë vetëm një lidhje të lehtë, bazuar në një metanalizë të vitit 2014. Një studim i 2018-ës u përpoq që ta shihte këtë çështje nga një këndvështrim të bazuar në më shumë të dhëna shkencore. Autorët treguan se që pas vitit 2011 (studimi i fundit i përdorur në meta-analizën e 2014-ës), lloji i medias sociale që përdorin fëmijët ka ndryshuar rrënjësisht, ashtu sikurse edhe koha e kaluar para ekraneve. Autorët gjetën vërtet një ndikim të besueshëm të ekranit të medias mbi simptomat e ADHD-së, por kjo lidhje, siç tregohej dhe në meta-analizë, është shumë e vogël. Kjo tregon përsëri se, po, media sociale luan një farë roli në pavëmëndje dhe në simptomat e ADHD-së – por kjo është vetëm një pjesë e vogël e ndikimit që ka. ADHD-ja është rezultante e grumbullimit të këtyre faktorëve të vegjël, të shtuar me kalimin e kohës ose në vazhdimësi. Heqja e cilitdo prej tyre është e dobishme, por në të njëjtën kohë, secili prej tyre veç e veç është vetëm një ndikues i paktë.
Ndaj nëse ndërmerren hapa të tjerë të shëndetshëm, përdorimi i medias në vetvete nuk është një nxitës i fuqishëm i problemeve të ADHD-së.  

Media e dhunshme, agresioni dhe desensibilizmi


Studimet shkencore tregojnë se shumë më shqetësuese është përmbajtja dhe përdorimi i gabuar i medias – saktësisht, të parit e mediave me përmbajtje të dhunshme, qoftë me njerëz apo në filma vizatimor – rrit sjelljet agresive te disa individë.
Ky shqetësim është nënvizuar në një raportim të veçantë nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë në 2015-ën. Megjithatë, një analizë e re e këtij viti vuri në pyetje këto përfundime dhe tregoi se ndikimet mund të jenë më të pakta. Rishikime të tjera të literaturës, (ndonëse edhe kjo e parë me shumë dyshim) bien dakort që mungesa e ndjeshmërisë (desensibilizimi) ndaj dhunës ndodh nëse shikojnë pamje të tilla në media.



Çfarë mund të themi për përdorimin e medias dhe depresionit/vetëvrasjes? 


Po kaq shqetësuese kanë qënë gjetjet paraprake se koha e shumtë e kaluar para ekraneve dhe përdorimi i medias sociale lidhet me depresionin dhe irritueshmërinë te adoleshentët. Në vitet e fundit dhe përgjatë muajve të Covid-it, raportohet një rritje si në përdorimin e mediave sociale ashtu edhe në rritjen e depresionit dhe vetëvrasjes te të rinjtë.
Interesante është se vetë literatura është e dyzuar në lidhje me domethënien e lidhjes ndërmjet përdorimit të medias sociale dhe rritjes së rëndesës së simptomave të depresionit dhe shkallës së vetëvrasjeve mes adoleshentëve në SHBA.

Studimet fillestare kanë gjetur të dhëna shqetësuese se koha e përdorimit të mediave sociale është e lidhur me shfaqjen e më shumë simptomave depresive dhe mungesën e lumturisë se adoleshentët.
Ashtu sikurse me simptomat e ADHD-së, lidhja shkakësore është e vështirë të dallohet me të dhënat e tanishme. Megjithatë, një rishikim gjithëpërfshirës I literaturës, botuar në revistën Rishikimet e Përvitshme të Psikololgjisë së Zhvillimit, tregon se të dhënat mbi lidhjen ndërmjet përdorimit të mediave sociale dhe ndikimeve negative në adoleshencë mbetet ende e cunguar për të arritur në përfundime të qarta e të qëndrueshme.

Duhet theksuar se ka shumë faktorë të tjerë në jetën e adoleshentëve që duken të jenë më të rëndësishëm dhe që mund të kompensojnë çdo ndikim negativ të përdorimit të mediave sociale.
Megjithatë për prindërit e fëmijëve me ADHD, ka një paralajmërim shumë të rendësishëm: ndonëse përdorimi i mediave sociale nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm për fëmijët me zhvillim normal, ajo duket të jetë e lidhur me përkeqësimin e simptomave të shëndetit mendor te fëmijët që kanë tashmë probleme me shëndetin e tyre mendor.

Sugjerime për prindërit:


ADHD-ja me shumë mundësi përfshin grumbullimin e një sërë faktorësh rreziku mjedisor mbi një terren të caktuar gjenetik. Për ata që e vuajnë dhe për prindërit e tyre, një lloj strategjie është që të pakësojnë tërësinë e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut. Pra, të vendosni kufizime të arsyeshme mbi përdorimin e mediave elektronike, të keni kujdes mbi ndikimet e mediave sociale në humorin e fëmijës suaj dhe të monitoroni ekspozimin ndaj imazheve të dhunshme në video dhe media të tjera, veçanërisht gjatë fëmijërisë.
Në adoleshencë, për fëmijët me zhvillim normal duket se përdorimi i mediave sociale dhe koha e kaluar para ekraneve nuk përbëjnë një rrezik madhor për shëndetin mendor të tyre. Megjithatë për fëmiët me ADHD ose probleme të tjera të shëndetit mendor, duhet patur kujdes ndaj përdorimit të mediave sociale pasi mund të ndikojë negativisht mbi ta.
Nga ana tjetër duhet theksuar edhe se ka shumë adoleshentë që raportojnë për ndikim pozitiv nga përdorimi i mediave sociale veçanërisht e ndjeshme tani, përgjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia. Kështu, në fund të fundit e rëndësihme është të jeni mëndjehapur kundrejt ndikimeve të dëmshme ose përfitimeve që sjell koha e kaluar para ekraneve dhe medias sociale për adoleshentët.


10 trajtime natyrale për të rritur përqëndrimin në ADHD