Meredith Arthur është një shkrimtare dhe producente videosh nga San Fransisco, e cila ka qënë një nga pinonerët e teknikave frymëzuese për njerëzit që të flasin rreth shëndetit të tyre mendor pa patur komplekse. Meredith krijoi faqen e ëeb-it “Beautiful Voager” në 2015-ën për ata që mendojnë së tepërmi, perfeksionistët dhe njerëzit që plotësojnë me çdo kusht kënaqësitë e të tjerëve, si dhe është edituese e “Invisible Illness”, botimi më i gjerë rreth shëndetit mendor në revistën Medium.

Më poshtë, Meredith ndan 5 pika të rëndësishme nga libri i saj më i ri, “Dil nga mendja ime: Frymëzim, pë rata që mendojnë më shumë seç duhet, në një botë të kapluar nga ankthi.”


1. Ankthi vjen si një valë hormonesh



Kur ne përjetojmë ankth, në të vërtetë është një lumë hormonesh që përshkon sistemin tonë, hormonet si adrenalinë, kortizol dhe norepinefrinë. Ajo që ndodh është që juve iu vjen një mendim në kokë, truri juaj i dërgon mesazh trupit dhe trupi fillon që të ndërmarrë veprime duke parashikuar se çfarë do duhet bërë me atë mendim – në këtë çast vërshojnë hormonet. Ndërkohë që vala largohet, ndonjëherë ju mund të ndjeni të dridhura, por kjo dridhje në të vërtetë është një gjë e mirë – është një shenjë se vala po largohet dhe ju ia keni dalë mbanë ta kapërceni ankthin.


2. Vetë-pohimet funksionojnë sepse truri juaj është duke dëgjuar



Kur flisni me zë të lartë me veten tuaj, në të vërtetë po flisni direkt me trurin tuaj. Unë shpesh i them vajzës time, "Truri yt po të dëgjon, mos i dërgo mesazhe negative!" Truri është një modelues parashikues dhe vazhdimisht kërkon modele, duke marrë informacionin dhe duke e përfshirë atë në sjelljen e tij. Pra, nëse thoni, "Unë jam një copë mishi që shtrihet në shtrat gjithë kohën", truri juaj fillon të marrë atë informacion dhe thotë, "Hej, mbase nuk duhet të ngrihem dhe të shkoj për një shëtitje. Ndoshta duhet të shtrihem vetëm në divan pasi unë jam një njeri i shëndoshë që më pëlqen të qëndroj në shtrat gjithë kohën.” Vetë-pohimet janë mesazhe të rëndësishme që mund t’i dërgoni vetes; duhet t'i flisni me zë të lartë në mënyrë që truri juaj t’i dëgjojë ato.



3. Të shkruarit është një rezultat po aq sa edhe një proçes



Shumë prej nesh e mendojnë të shkruarit si diçka që ne e bëjmë për të arritur një qëllim, por e vërteta është se të shkruarit është sa një proces i të kuptuarit, aq edhe një rezultat. Ndoshta keni dëgjuar për faqet e mëngjesit të Julia Cameron, një ushtrim shkrimi ku zgjoheni në mëngjes, uleni dhe shkruani tre faqe me dorë dhe pa marrë parasysh se ku dilni në fund të atyre tre faqeve, ju e mbyllni fletoren deri mëngjesin tjetër.

Ndonëse mbetet për diskutim, unë i këshilloj njerëzit të riciklojnë fletoren sapo të ketë mbaruar. E them këtë sepse kjo nuk ka të bëjë me ruajtjen e atyre ideve, sa ka të bëjë me të kuptuarit që shkrimi është një proçes.  Ndodh e njëjta gjë si me meditimin; nëse uleni dhe meditoni, shpesh do vini re se ide të reja iu vijnë në kokë, ndonëse nuk është ky qëllimi i meditimit. Meditimi është një proces dhe nga ai proces vijnë mendimet.


4. Ankthi nuk iu ndihmon ashtu si mendoni ju



Ky është një keqkuptim i gjerë dhe i përhapur. Shumë njerëz besojnë se ankthi i bën ata më produktivë, ose se i ndihmon ata të përfundojnë punët brenda afateve. E megjithatë ankthi nuk është një ndihmës - ju po arrini gjithçka pavarësisht ankthit. Një nga hapat e parë drejt çlirimit nga ankthi është të kuptuarit që nuk ai ju nevojitet për të bërë gjërat - në të vërtetë, do të zbuloni se sa më mirë të menaxhoni ankthin tuaj, aq më produktiv dhe më i lumtur do të jeni.


5. Mësoni të dalloni shtrembërimet njohëse (konjitive)



Shtrembërimet njohëse janë si lloje të ndryshme lentesh që truri ynë përdor për të parë botën, gjëra të tilla si të menduarit bardh e zi, përgjithësimi i tepruar, etiketimi, personalizimi, etj. Një shembull i një përgjithësimi të tepruar është: "Kam shpenzuar shumë para për dhurata këtë vit. Unë gjithmonë e bëj këtë. Jam shumë e pazonja me paratë. ” Nëse kthehemi te ideja që truri juaj po dëgjon, këto shtrembërime njohëse na mbështesin duke besuar gjëra për veten që janë dobësuese dhe të pavërteta. Sa më shumë të mund të krijojmë mesazhe të larmishme dhe realiste për të kaluar nga të menduarit bardh e zi në tonalitete grije, aq më mirë do të jemi.

Sfida më e madhe është të dallojmë shtrembërimet njohëse kur ato po ndodhin. Nëse do të ishit në gjendje t’i dallonit me lehtësi, do të ishit në gjendje t’ ndryshonit, por zakonisht kur jemi në mes të tyre, nuk e dimë që po ndodhin. Ne nuk e dimë që jemi duke u përfshirë në të menduarit bardh e zi, për shembull. Një mënyrë e mirë është të kërkojmë një perspektivë nga jashtë, nga të tjerë. Kërkoni në mënyrë aktive reagime nga njerëzit përreth jush, të dashurit tuaj dhe u besoni atyre nëse ju tregojnë se jeni duke shkuar në një drejtim të gabuar. 



Si është të kesh ankth dhe depresion njëkohësisht?


Shëndeti mendor, Teknika frymëzuese, Ankthi, Valë hormonesh, Adrenalinë, Aortizol, Noeepinefrinë, Shtrembërimet konjitive.