Shumica e njerëzve nuk i japin të njëjtën rëndësi një kontrolli të shëndetit mendor siç do të bënin për një kontroll fizik.

Një arsye madhore për këtë është se ndërsa praktikisht të gjithë ndihen rehat kur shohin mjekun e tyre të familjes të paktën çdo vit, ekziston një paragjykim negativ që lidhet me vizitën te një psikolog ose psikiatër për të vlerësuar shëndetin mendor.

Megjithatë, mirëqenia emocionale është po aq e rëndësishme sa shëndeti fizik dhe duke identifikuar shenjat e hershme të gjendjeve të tilla si depresioni ose ankthi, versionet më serioze të këtyre gjendjeve zakonisht mund të shmangen.

Identifikimi dhe trajtimi i hershëm është veçanërisht i dobishëm, sepse fazat e mëvonshme shpesh shkaktojnë një lloj krize personale, e cila më pas e bën trajtimin shumë më të vështirë. Ky diskutim do të shqyrtojë disa nga pikat më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor që të gjithë duhet të dinë.

Përfitimet e Vizitës te një Psikolog ose Psikiatër


Ndërsa të dy këta profesionistë studiojnë trurin dhe sjelljen njerëzore, psikiatrit janë gjithashtu mjekë të cilët mund të përshkruajnë ilaçe për pacientët e tyre. Një nga përfitimet më të mëdha për njerëzit që vizitohen te një psikiatër ose psikolog është rritja emocionale që zakonisht rezulton pasi kryen një program të plotë të terapisë së të folurit.

Duke iu nënshtruar një ekzaminimi personal të jetës tuaj, marrëdhënieve tuaja dhe ndjenjave tuaja, ju mund të fitoni një kuptim shumë më të mirë për veten dhe për ata që ju rrethojnë. Kjo nga ana tjetër ndihmon për të zvogëluar zhgënjimin që ndjeni nga burime të ndryshme dhe për të menaxhuar emocionet tuaja shumë më me kompetencë. Në fund, do të jeni në gjendje të bëni një jetë shumë më të kënaqshme.


Ecuria e Atyre që Mjekohen


Është vlerësuar se diku midis 70% dhe 90% e të gjithë njerëzve që i nënshtrohen terapisë për një lloj çrregullimi mendor përjetojnë zvogëlim të simptomave dhe përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së tyre pas trajtimit.

Shkaku numër një për njerëzit që kërkojnë këshillim ose trajtim është depresioni dhe në shumicën dërrmuese të këtyre rasteve, gjendja bëhet më e menaxhueshme pas kujdesit dhe këshillimit të duhur.

Check-up për Shëndetin Mendor kundrejt atij për Shëndetin fizik


Kur çështjet e shëndetit mendor nuk trajtohen, ato me shumë gjasa mund të çojnë në shtrim në spital dhe atëherë mund të jetë e nevojshme një periudhë e gjatë për rimëkëmbjen emocionale.

Në mënyrë ideale sigurisht, do të ishte shumë më mirë që njerëzit të kontrollonin gjendjen e mirëqenies emocionale aq shpesh sa shëndetin fizik, në mënyrë që të identifikohen shenjat paralajmëruese dhe çështjet më serioze të mos kenë shans të lëshojnë rrënjë. Shumë shpesh njerëzit shtojnë vizitat për shëndetin fizik ndërkohë që shkaku i ankesave fizike qëndron pikërisht të problemet me shëndetin mendor/emocional.

Bërja e një kontrolli të shëndetit mendor është po aq e rëndësishme dhe duhet të kryhet me të njëjtën rregullsi, si një kontroll fizik.

Kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të caktojnë një vizitë me një psikiatër ose psikolog çdo gjashtë muaj së bashku me vizitën e tyre te mjeku i familjes, por do të thotë që çdo çështje emocionale si simptomat depresive, stresi ose ankthi duhet të mbahen në vëmendje, të vlerësohen dhe të mos hezitohet për t’i konsultuar me profesionistët e shëndetit mendor.


Ç`do të thotë të jetosh me stresin kronik?