Takimi me fëmijët dhe prindërit në intervale të caktura kohore është e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë të fëmijës. Vlerësimi i rritjes e zhvillimit, ushqyerjes e sjelljes dhe përgjigja ndaj pyetjeve të lidhura me moshën e fëmijës janë çështjet kryesore të trajtuara në takimet për kontrollet periodike.
MIA Clinic rekomandon kalendarin e mëposhtëm të vizitave:
- Vizita prenatale - Njihuni me pediatrin e femijës suaj dhe diskutoni pyetjet që mund të lindin në ditët e fundit të shtatzënisë.
- Vizita e te porsalindurit - Java e parë e lindjes
- 2 jave
- 2 muaj
- 4 muaj
- 6 muaj
- 9 muaj
- 12 muaj
- 15 muaj
- 18 muaj
- 24 muaj
- 30 muaj
- Konsulta vjetore për fëmijët nga 3 deri në 18 vjeç
Gjatë vizitave mund të kryhen analizat laboratorike dhe vaksinat nga infermierë të specializuar për shërbimin e pediatrisë.
Me regjistrimin e fëmijës suaj në shërbimin e pediatrisë, ju do të njoftoheni 1 javë para kohës së konsultës së radhës.