Konsulta onkologjike konsiston në dhënien e
shërbimit të nevojshëm për diagnostikimin e saktë të sëmundjes që pasohet më
përcaktimin e skemës së duhur të trajtimit.
Si do ta
përcaktojmë skemën e trajtimit?
Kjo do të bazohet në veçoritë klinike të
sëmundjes tuaj, në gjendjen tuaj të përgjithshme fizike dhe emocionale, duke
vendosur së bashku me ju skemën më të zgjedhur që jep rezultatin e duhur kurues,
me sa më pak efekte të padëshiruara.
Duke qenë ju vetë aktiv në procesin e shërimit,
ju do të kuptoni më mirë pikat e forta dhe të dobëta të organizmit tuaj. Në
bazë të saj, mund të kryejmë së bashku rivlerësime të herëpashershme të
shëndetit, dietës e stilit tuaj të jetesës.