Qumështi


Qumështi është burim i mirë i vitaminës D. Nëse keni nivel shumë të ulët të vitaminës D në trup, kjo ndonjëherë mund të shkaktojë depresion. Një studim norvegjez zbuloi se njerëzit që përdorën shtesa të vitaminës D kishin mw pak humor depresiv sesa ata që nuk nuk përdorën asgjë. Nëse nuk pini rregullisht qumështit, mund të rrisni sasinë e vitaminës D duke shtuar në dietën ushqimore drithëra, lëngje frutash, peshk të konservuar apo suplemente të vitaminës D.

Gjeli i detit


Mishi i gjelit të detit përmban triptofan që merr pjesë në ndërtimin e proteinave. Triptofani është një element të cilin trupi e përdor për të prodhuar serotoninën. Sipas shumë studimeve, serotonina është një kimikat në tru që luan një rol kryesor në lidhje me depresionin. Në fakt, disa ilaçe antidepresive funksionojnë duke mbajtur në shënjestër mënyrën sesi trupi e përdor serotoninën. Të njëjtin efekt për ngritjen e humorit mund ta merrni edhe nga konsumimi i mishit të pulës dhe nga soja.

Arrat e brazilit


Arrat e brazilit janë të pasura me selen, i cili ndihmon në mbrojtjen e trupit nga elementë dëmtues të quajtur, radikale të lira. Një studim ka zbuluar se njerëzit që nuk kishin sasi të mjaftueshme të këtij nutrienti ishin më të predispozuar të ishin me humor depresiv. Megjithatë studiuesit nuk mund të thonin me bindje se nivelet e ulëta të selenit shkaktojnë depresion. Vetëm një arrë braziliane ka pothuajse gjysmën e sasisë së nevojshme për të plotësuar vlerën ditore të mineraleve, kështu që bëni kujdes me sasinë që hani. Ushqime të tjera që përmbajnë selen përfshijën orizin kaf, biftek viçi pa dhjam, farat e lulediellit dhe frutat e detit.

Karrotat


Karrotat përmbajnë shumë beta-carotene, i gjendshëm edhe tek kungujt, spinaqi, patatet e ëmbla dhe pjepri. Disa studime e kanë lidhur këtë nutrient me nivel të ulët të depresionit. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë se beta-carotene mund ta parandalojë këtë çrregullim por nuk është aspak keq që ta keni me shumicë në dietën tuaj ushqimore.

Molusqet dhe midhjet


Janë burim i mirë i vitaminës B12. Disa studime tregojnë se njerëzit me nivel të ulët të vitaminës B12 ka të ngjarë të jenë më të predispozuar për të shfaqur depresion. Kjo mund të ndodhë sepse mungesa e vitaminës B12 shkakton pakësimin e një substance të quajur s-adenosylmethionine (SAM), e cila i nevojitet trurit për të përpunuar kimikate të tjera që ndikojnë humorin. Ushqime të tjera që përmbajnë vitaminën B12 janë bifteku, qumështi, veza.

Kafeja


Kafeina mund t’ju ndihmojë të ndiheni më energjik dhe të motivuar por nëse jeni duke përjetuar depresion pas lindjes ose çrregullime paniku, disa studime sugjerojnë që kafeja mund t’i përkeqësojë simptomat. Studiues të tjerë thonë se një filxhan kafeje mund të ulë rrezikun e depresionit, megjithëse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të shpjeguar arsyen.

Jeshillëqet                  


Jeshillëqet janë të pasura me folate, të nevojshme për trurin që të punojnë normalisht si dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga depresioni. Prodhuesit e ushqimeve në SHBA shtojnë nga kjo vitaminë, e njohur gjithashtu si B9, në makarona ose oriz. Këtë vitaminë mund ta merrni edhe duke konsumuar thjerrëza, fasule, asparag.

Salmoni


Salmoni është i pasur me yndyrna të pangopura. Studiuesit mendojnë se ato mund t’ju ndihmojnë të luftoni depresionin. Një lloj i këtyre yndyrnave, i quajtur acidi yndyror omega-3, mund të ndihmojë qelizat e trurit të përdorin kimikate që mund të ndikojnë në humorin tuaj. Disa studime të vogla tregojnë se njerëzit që nuk kishin depresion kishin nivele të larta të omega-3 në krahasim me ata që kishin çrregullime të humorit.

Kujdes: Alkooli


Mund të duket si efektiv për t’ju larguar mendjen nga shqetësimet ose për t’ju bërë të ndiheni më shoqëror por shumicën e kohës është më mirë nëse pini verë, birrë dhe pije të përziera vetëm në sasi të moderuar. Për momentin mund të ndiheni mirë por pirja e alkoolit në sasi të mëdha mund të përkeqësojë simptomat e depresionit me kalimin e kohës, kjo sepse alkooli e bën trurin tuaj më pak aktiv. Gjithashtu mund të ndikojë duke i bërë ilaçet antidepresive më pak efektive.

Kujdes: Ushqimet e paketuara jo të shëndetshme


Ushqimet e paketuara mund të jenë një zgjidhje e shpejtë dhe që ju krijon ndjesinë e ngopjes por këto ushqime të përpunuara mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj. Shkencëtarët kanë studiuar sesi dietat me shumë sheqer, karbohidrate dhe ushqime të yndyrshme ndikojnë në mënyrën sesi ndiheni. Janë zbuluar disa lidhje midis ushqimeve të pashëndetshme dhe depresionit. Më e mira që mund të bëni për veten tuaj është të keni një dietë të ekuilibruar me shumë fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina.

Të ndihmosh një mik me depresion