Trupi ynë ka nevojë për kalcium dhe vitaminë D e pavarësisht kësaj shumë njerëz shfaqin mangësi të tyre. Mënyra më e mirë për të marrë më shumë kalcium është nëpërmjet dietës. Siç mund ta dini produktet e bulmetit të tilla si qumështi, djathi dhe kosi përmbajnë kalcium.
Produkte të tjera që përmbajnë sasi të lartë të kalciumit përfshijnë:
- Spinaqin
- Sallatën
- Bamjet
- Qiqrat
- Fasulet e bardha
- Disa lloje peshku si sardelet, salmoni, barbuni, trofta ylber
- Ushqimet e fortifikuara që përmbajnë kalcium si lëngu i portokallit, tërshëra dhe drithërat që konsumohen në mëngjes.
Produkte që përmbajnë vitaminë D përfshijnë:
- Peshkun yndyror si toni, skumbri dhe salmoni
- Ushqimet e fortifikuara me vitaminë D si disa produkte bulmeti, lëngu i portokallit, qumështi i sojës dhe drithërat
- Mëlçinë e viçit
- Djathin
- Të verdhat e vezëve
Për të përftuar vitaminën D nga ushqimi, peshku është një opsion i mirë. 85 gram salmon i gatuar përmban rreth 570 unite (IU).
Cila është sasia e nevojshme ?
Sipas Institutit të Mjekësisë kjo është sasia ditore e nevojshme që duhet të merrni për kalciumin dhe vitaminën D :
Kalciumi:
- Fëmijët e moshës 1-3 vjeç : 700 mg
- Fëmijët e moshës 4-8 vjeç : 1000 mg
- Fëmijët e moshës 9-18 vjeç : 1300 mg
- Të rriturit e moshës 19-50 vjeç : 1000 mg
- Gratë e moshës 51-70 vjeç : 1200 mg
- Burrat e moshës 51-70 vjeç: 1000 mg
- Gratë dhe burrat e moshës 71 vjeç e sipër : 1200 mg
Vitamina D:
- Mosha 1-70 vjeç : 600 IU
- Mosha 71 vjeç e sipër: 800 IU
Mjeku mund t’ju rekomandojë marrjen e tyre në doza më të larta veçanërisht nëse nuk jeni duke përftuar mjaftueshëm vitaminë D dhe kalcium ose nësë rrezikoni për osteoporozë.
Vitamina D – Cili është roli i saj në parandalimin e kancerit të gjirit?
