Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, plani ushqimor nuk ka ndonjë ndryshim madhor në krahasim me planin ushqimor të njerëzve të shëndetshëm pa diabet. Shoqata Amerikane e Diabetit i jep zë udhëzimeve dietike që rekomandohen për publikun e gjerë, që përfshijnë një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, bishtajore (bizele dhe fasule) dhe bulmet me pak yndyrë.

Megjithatë, duhet treguar kujdes i veçantë në marrjen e karbohidrateve.

Perimet, frutat dhe drithërat përmbajë më shumë kalori sesa karbohidratet e rafinuara dhe priren të jenë më të pasura me fibra. Trupi i tret me ngadalë fibrat, që do të thotë se ka një rritje më të moderuar të sheqerit në gjak.

Për shumicën e njerëzve me diabet karbohidratet duhet të përbëjnë rreth 45% deri në 55% të kalorive totale të dietës ushqimore ditore. Zgjidhni me kujdes karbohidratet, idealet janë ato që gjenden në perime, drithëra integrale dhe fruta. Kujdesuni të shmangni karbohidratet shumë të rafinuara si buka e bardhë, makaronat, orizi, ëmbëlsirat si dhe pijet freskuese me sheqer. Karbohidratet e rafinuara priren të shkaktojnë rritje të lartë të nivelit të sheqerit duke shkaktuar gjithashtu, rritje të nivelit të triglicerideve në gjak.

Janë dy lloje fibrash: fibra të patretshme, të cilat gjenden tek drithërat dhe fibrat e tretshme që gjenden tek fasulet, bizelet e thata, tërshëra dhe frutat. Fibrat e tretshme në veçanti duket se ulin nivelet e sheqerit në gjak duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës që mund të ndikojë në uljen e sasisë së ilaçeve për diabetin. Disa studime sugjerojnë se ngrënia e shumë fibrave zvogëlon shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe se njerëzit me diabet duhet të bëjnë gjithçka munden për të ulur rrezikun e tyre.


Më poshtë gjeni një recetë për muffins me kungull:


Receta për 12 muffins.   
                  



3 banane të vogla ose 2 mesatare
30 ml pure kungulli (e blerë ose bërë vet)
2 të bardha veze
1 vezë e plotë
120 ml salcë molle e pa ëmbëlsuar (e blerë ose bërë vet)
125 gram qumësht pluhur
120 gram miell integral
120 gram krunde tërshëre
60 gram rrush i thatë
Spray për pjekje

Nxehni paraprakisht furrën me 175 gradë. Përzieni bananen me kungullin në blendër deri sa të krijohet një masë pure. Shtoni të bardhat e vezëve, vezën e plotë dhe salcën e mollës, përzieni deri sa të bëhet një masë pure. Shtoni qumështin pluhur dhe përzieni serish. 


Në një enë tjetër, përzieni mirë miellin, kundrën e tërshërës, sodën e bukës dhe rrushin e thatë. Shtoni masën e parapërgatitur të kungullit dhe bananes dhe përziejini mirë.

Lyeni një tepsi me spray për pjekje dhe përhapni njëtrajtësisht përzierjen e përgatitur në forma për muffins. Pjekja bëhet për 30 minuta ose deri sa prova e kunjës së drunjtë është e pastër.