Ofrojnë proteina të plota


Një vezë përmban 6 gram proteina me të nëntë aminoacidet esenciale, blloqet ndërtuese të proteinave,  pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë ato. E bardha e vezës përmban pothuajse gjysmën e sasisë së proteinave si dhe një sasi të vogël yndyrnash dhe kolesteroli.

Janë të pasura me nutrientë


Kjo do të thotë se veza përmban më shumë nutrientë (vitamina, minerale, aminoacide ) për kalori sesa shumica e ushqimeve të tjera. Nëse hani një vezë do të merrni: proteina të cilësisë së lartë, selen, fosfor, kolinë, vitaminë B12 e shumë antioksidantë të cilët do të mbajnë qelizat të shëndetshme.

Ndihmon në të pasurit e niveleve optimale të kolesterolit “të mirë”


Niveli i kolesterolit “të mirë”, i quajtur ndryshe si HDL, duket se rritet tek njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë vezë në ditë. Megjithatë, edhe niveli i LD-së, kolesterolit “të keq” rritet, në fakt nivelet e të dyjave rriten paralelisht që e bën më të vështirë për LDL t’ju dëmtojë dhe më të thjeshtë për kolesterolin e mirë që të pastrojë kolesterolin e “keq.

Mund të ulin nivelin e triglicerideve


Niveli i ulët i triglicerideve është më i favorshëm për shëndetin. Konsumimi i vezëve, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, ndikon edhe në uljen e triglicerideve.

Mund të ulin shanset për stroke (goditje në tru)


Sipas studimeve të ndryshme duket se një vezë në ditë mund të ulë riskun për stroke. Në një studim të kohëve të fundit në Kinë u vu re se njerëzit që hanin një vezë në ditë, kishin pothuajse 30% më pak të ngjarë të vdisnin nga stroku me hemorragji sesa ata që nuk kishin ngrënë asnjë vezë.

Mund t`i përdorni edhe si mesvakt ose si ushqim me vete


Duke ditur se një vezë përmban 70 kalori e keni të thjeshtë kontrollin edhe sasinë e kalorive. Mund t’i merrni  me vete edhe kur jeni jashtë shtëpisë. Ziejini mirë dhe lërini në frigorifer për t’i patur gati për sallatën tuaj ose për ti ngrënë me një fetë bukë, duke konsumuar kështu një drekë apo mesvakt të shëndetshëm.

Janë zgjedhje ekonomike


Vezët gjenden në treg me çmime shumë ekonomike krahasuar me cilësinë e lartë të proteinave që përfitoni prej tyre. Shoqërojeni me një fetë buke me drithëra  të plota, pak avokado apo përbërësin tuaj të preferuar dhe keni krijuar një vakt të shëndetshëm dhe ekonomik. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për sheqerin ose karbohidratet pasi vezët nuk përmbajnë asnjërën prej tyre.

Janë të mira për shëndetin e zemrës


Nuk e prisnit? Në fakt është e vërtetë. Në përgjithësi njerëzit që hanë më shumë vezë nuk duket se i rrisin shanset për të shfaqur sëmundje të zemrës. Edhe njerëzit me predispozitë për të qenë me diabet ose ata me diabet të tipit 2 është parë se kanë një zemër po aq të shëndetshme pas një diete për humbje në peshë e cila përmbante shumë vezë. Në një studim të bërë në Kinë kohëve të fundit, njerëzit që hanin rreth një vezë në ditë kishin pothuajse 20% më pak të ngjarë se ata që nuk hanin vezë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ju japin ndjesinë e ngopjes për shumë gjatë


Nëse hani vezë për mëngjes do të ndiheni të ngopur për shumë gjatë dhe rrjedhimisht do të keni nevojë të ushqeheni më pak gjatë ditës. Për shembull, mesatarisht adoleshentët që hanë një vezë në mëngjes konsumojnë 130 kalori më pak gjatë drekës.

Janë të mira për shëndetin e syve


Mjekët e dinë se luteina dhe zeaxantina janë dy antioksidantë që ju ndihmojnë të mos sëmureni nga sëmundje të syrit të tilla si kataraktet dhe degjenerimi makular i lidhur me plakjen.  Jeshillëqet si spinaqi dhe sallata i përmbajnë këto antioksidantë por vezët janë një burim  më i mirë i tyre. Kjo sepse yndyra që përmban veza e lehtëson metabolizimin e këtyre nutrientëve nga trupi.

Janë të mira për të shëndetin e trurit


Vezët përmbajnë vitaminë D, e cila është e vlefshme për zonën gri të trurit por e vështirë të merret nga ushqimi. Vezët përmbajnë edhe kolinë e cila ndihmon në  komunikim më të mirë  mes neuroneve. Kolina është shumë e rëndësishme edhe për gratë shtatzëna si dhe për ato që ushqejnë fëmijët me gji sepse luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit.

Ushqimet që përmbajnë më shumë proteina se veza