Orare  jo të rregullta të gjumit


Fakti se mund të flini më pak se 5 orë ose më shumë se 9 orë gjumë gjatë natës mund të lidhet me shtimin në peshë. Si të fjeturit më gjatë ashtu edhe të fjeturit më pak sesa këshillohet mund të bëhen pengesë që trupi juaj të prodhojë hormone që kontrollojnë oreksin dhe urinë. Nëse ndiheni të lodhur duhet të shmangni bërjen e ushtrimeve fizike.

Nuk jeni duke pirë mjaftueshëm ujë


Mesatarisht 2 deri më 6 gota ujë në ditë mund t’ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt. Uji nuk ka fare kalori, kështu që ju shuan etjen pa shtuar në peshë. Kur pini ujë mjaftueshëm ka shumë të ngjarë që të mos kujtoheni të pini ndonjë pije të gazuar ose lëngje/kafe me sheqer. Përqëndrimet e larta të kalorive në pijet me ëmbëlsues mund të ndikojnë në marrjen e shumë kileve.

Qëndroni shumë gjatë pa ngrënë


Kur lini shumë hapësirë ndërmjet vakteve tuaja, metabolizmi ngadalësohet dhe nuk është në gjëndje të djegë gjithë kaloritë që do të merrni në vaktin e ardhshëm. Këto kalori shtesë mund të përfundojnë si peshë e shtuar dhe mund të konsumoni më shumë ushëqim duke qenë se jeni shumë të uritur. Provoni të hani me porcione më të vogla dhe më shpesh.

Hani shumë shpesh jashtë


Ka nga ata njerëz që nuk e kanë qejf gatimin dhe ë tjerë që nuk dinë të gatuajnë që detyrhen të hanë vaktet në restorante por nëse ky është një ritual shumë i shpeshtë do të jetë e vështirë të mbani nën kontroll peshën. Edhe të ashtuquajturat pjata të lehta mund të kenë më shumë kalori nga sa mendoni. Nuk flasim vetëm për darkën, njerëzit që hanë drekë çdo ditë në restorante mund të shtojnë në peshë deri në 2.3 kg më shumë se ata që e paketojnë ushqimin nga shtëpia.

Qëndroni ulur gjjithë ditën


Nëse ju duhet të punoni ulur përballë një ekrani ose nëse qëndroni me orë të tëra përballë televizorit mund ta keni më të vështirë të bini në peshë. Nëse qëndroni pjesën më të madhe të ditës të ulur, pasiv, trupi juaj mund të humbasë aftësinë të kuptojë se kur ju hani ushqim dhe rrjedhimisht shtoni në peshë. Edhe ushtrime të thjeshta gjatë pushimeve të ditës mund t’ju ndhmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Bëni tre shëtitje 10 minutëshe gjatë punës ose edhe kur jeni duke ndjekur një shfaqje.

Shpërbleni veten me ushqim pasi keni bërë ushtrime


Ushtimet fizike janë një mënyrë e mirë për të humbur në peshë, digjni kaloritë dhe ndërtoni masë muskulore. Por nëse pas çdo seance stërvitore përkëdhelni veten me një darkë të bollshme ose një lëng të madh frutash do të hidhni poshtë gjithë mundin dhe djersën që keni derdhur gjatë seancës stërvitore. Bëni kujdes edhe për konsumimin e pijeve sportive me shumë sheqer dhe ëmbëlsirave me proteina. Ndërsa ju ndihmojnë të shuani etjen apo t’ju japing energji pas stërvitjes, ato mund të përmbajnë shumë kalori.

Jeni duke e tepruar me alkoolin


Nëse ju pëlqen vera, birra apo pijet e përziera, duhet të dini se alkooli ka kalori që ndikojnë në shtimin në peshë. Nëse shpesh pini 3 ose më shumë pije në ditë, ka të ngjarë të shtoni në peshë ose të jeni mbipshë pa marrë parasysh se çfarë lloj akooli pini. Kujdesuni të keni prirje të lehtë ose të moderuar të pirjes së alkoolit, si për shembull, të pini një gotë verë në darkë. Kjo në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të mos shtoni në peshë.

Stresi ju drejton të hani patatina/snacks


Nëse ndiheni të tensionuar, ka të ngjarë të hani ushqime të pashëndetshme, me shumë kalori, për t’u ndier më mirë. Mund të hani kur vërtetë nuk keni nevojë për ushqim.

Zgjidhni të hani ushqime të shpejta


Ia vlen koha që harxhoni për të planifikuar vaktet dhe mes vaktet e shëndetshme në mënyrë që të shmangni ngrënien e ndonjë gjëje të pashëndetshme kur jeni me nxitim. Edhe nëse jeni shumë aktiv mund të shtoni një ose dy kile nëse keni tendencën të hani ushqime të shpejta, të ëmbla ose pini lëngje me shumë sheqer.Trupi nuk duket se i trajton këto kalori njësoj si energjia që merrni nga ushqimet e shëndetshme që e shpërbën shumë shpejt. Ushqimet e shpejta kanë pak fibra prandaj nuk ndiheni mjaftueshëm të ngopur dhe më pas ka të ngjarë të hani ose të pini më shumë.

Tiroidja juaj funksionon në mënyrë të ngadaltë


Nëse kjo gjëndër e vogël në pjesën e përparme të fytit tuaj nuk funksionon në ritmin e duhur ju mund të shtoni 2.3 deri në 4.5 kg. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë nivelin e energjisë dhe mënyrën se si trupi juaj shpërbën ushqimin. Nëse mekanizmi nuk funksionon normalisht mund të jetë e vështirë të humbisni në peshë. Gjithashtu mund të ndiheni të fryrë sepse truri juaj mban shumë ujë dhe kripë. Nëse mendoni se mund të keni një problem me gjëndrën tiroide, flisni me mjekun tuaj. Përdorimi i ilaçeve të sugjeruara nga mjeku mund t’ju ndihmojnë.

Jeni shtatzënë


Shtimi i shëndetshëm në peshë gjatë shtatëzënisë është gjë e mirë. Nëse keni një peshë mesatare para se të mbeteni shtatëzën është normale nëse shtoni 11.3 deri në 16 kg. Kujdesuni të hani ushqime të shëndetshme si, fruta, perime, drithëra si dhe të merrni proteina që ushqejnë ju dhe fëmijën tuaj.

Ilaçet që pini


Disa ilaçe që mund të merrni për arsye të caktuara shëndetësore mund të bëjnë të shtoni pak në peshë. Për shembull, steroidet mund të ndryshojnë metabolizmin tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të uritur. Mund të hani më shumë dhe të shtoni dhjamë në pjesën e barkut. Edhe histaminat që mund të merrni për të qetësuar ethet rhinitit alergjik. Ato bëjnë të mundur uljen e niveleve të një kimikati që trupi e prodhon për të kontrolluar oreksin, kështu që mund të tështini më pak por edhe të hani më shumë.

Jeni në menopauzë


Gjatë menopazës shumica e grave shtojnë në peshë. Ndryshimet hormonale, më pak masë muskulore, bërja e më pak orëve gjumë si dhe ashfet e nxehta mund të çojnë në shtimin e kilogramëve. Nëse zgjoheni të lodhur, ka shumë të ngjarë të hani ushqime të shpejta për të qenë energjik gjatë ditës. Faktori gjenetik mund të luajë rol në shtimin në peshë gjithashtu.

Caktoni një vizitë me mjekun tuaj


Disa probleme shëndetësore mund ta bëjnë vërtetë të vështirë humbjen në peshë edhe nëse mbani një dietë ushqimore dhe bëni ushtrime fizike.

Çfarë duhet të bëni në darkë për të rënë në peshë

Çfarë duhet të bëni në darkë për të rënë në peshë