Në treg ka shumë lloje uji si uji me gaz, uji mineral, uji tonik, uji me shije (me vitamina), soda ujë. Cili prej tyre është më i mirë për t’u pirë?

Kemi renditur dhe shpjeguar për ju disa variante të ujit që janë në shitje dhe çfarë duhet të dini për to.

Uji i gazuar


Uji i gazuar është ujë i rrjedhshëm i mbushur me dioksid karboni. Nuk është më hidratues se uji i rrjedhshëm i cili nuk është përzier me dioksid karboni, pavarësisht se për ju mund të jetë interesante ndjesia e flluskave në ujë.

Jo të gjithë ujërat e gazuar janë krijuar njësoj, prandaj duhet të lexoni përbërësit para se të blini ose të pini ujë të gazuar. Nëse në etiketën e ingredientëve vini re sheqer, ëmbëlsues artificial ose ngjyrues artificial (zakonisht i përdorur si aromatizues ose si ruajtës) , e mira është të mos e blini ujin dhe të zgjidhni ujin e rubinetit.

Uji mineral


Uji mineral është zakonisht natyralisht i karbonuar por llojet e blera në dyqan ndryshojnë nga uji i rubinetit të shtëpisë. Në varësi të markës, ato përmbajnë sasi të ndryshme të kalciumit, natriumit dhe magnezit. Kalciumi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe mirëfunksionimin e muskujve. Magnezi ndihmon trupin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak dhe  presionin e gjakut. Por natriumi mund të përbëjë problem nësë jeni duke ndjekur një dietë me pak kripë. Nëse është kështu atëherë uji i rubinetit do të ishte zgjidhja më e mirë.

Uji tonik ose soda ujë


Shumë prej nesh zgjedhin ujin e gazuar sepse ëshë pa kalori por është e rëndësishme të kontrolloni nëse ka sheqerna dhe ëmbëlsues artificialë. Uji tonik është i hidhur në shije por në fakt përmban sheqer. Në fakt, një shishe me ujë tonik mund të përmbajë po aq sheqer sa një pije e gazuar. Nëse uji tonik ju pëlqen aq shumë sa të mos e shmangni plotësisht nga dieta juaj, kujdesuni që të kontrolloni kaloritë gjatë ditës me ushqimet që konsumoni. Nga ana tjetër, soda ujë nuk ka sheqer të shtuar prandaj mund të konsiderohet si një zgjedhje më e mençur.

Uji me shije


Kujdesuni të lexoni përbërësit në etikeën e ujit të gazuar me shije frutash për t’u siguruar që shija nuk maskon përbërës si sheqeri ose ëmbëlsuesit arificialë. Uji me shije pa kalori shpesh përmban ëmbëlsues artificialë.

Problemet me ëmbëlsuesit artificialë


Konsumimi i rregullt i pijeve me ëmbëlsues artificialëështë i lidhur dukshëm me një rrezik të sindromës metabolike. Studimet tregojnë gjithashtu se pijet e ëmbla artificialisht mund t’ju bëjnë të ndiheni të uritur dhe t’ju inkurajojnë të hani më shumë, gjë që mund të shkaktojë obezitet dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

Kujdesuni të lexoni në etikë për fjalë të tilla si sheqer, shurup misri me fruktozë të lartë, aspartam ose sukralozë dhe trupi do ju jetë falenderues. Nëse i lexoni këto atëherë kërkoni për një markë tjetër të shëndetshme.

Në fund të ditës, pavarësisht nëse zgjidhni ujë mineral ose të gazuar është mirë të qëndroni të hidratua me pije që nuk përmbajnë lakori dhe ëmbëlsues artificialë. Provoni të shtoni lime, limon ose kastravec pëtr t’i dhënë ujit të thjeshtë ose ujit të gazuar për t’i dhënë një prekje freskuese dhe të shijshme ose kërkoni për përmirësues uji që shiten zakonisht në formë pluhuri, lëngu ose tabletash por sigurohuni që ato të jenë pa kalori dhe të mos përmbajnë sheqer.

A ndikon dieta në shëndetin mendor?
A ndikon dieta në shëndetin mendor?