Mënyra si organizoni mbrëmjen është e rëndësishme


Nëse jeni duke u përpjekur të humbni në peshë, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme dhe  bërja e ushtrimeve fizike është e rëndësishme por ka edhe gjëra të tjera që mund t’i provoni në mbrëmje për t’u dobësuar.

Bëni diçka ndryshe në mbrëmje


Ndonjëherë njerëzit hanë shumë në mbrëmje sepse thjesht nuk kanë me se të merren. Nëse gjendeni në të njëjtën situatë përpiquni të bëni në mbrëmje aktivitete të tilla si ecja, biseda me një mik ose leximi i një libri për të hequr mendjen nga ushqimi dhe ngrënia e tepërt. Mund të nisni të merreni me një hobi të ri si të pikturuarit, muzika, thurrja me grepa. Kjo është një tjetër mënyrë e mençur për të hequr mendjen nga shqetësimi që keni.

Flini mirë


Besojeni ose jo por plotësimi i orëve të gjumit mund t’ju ndihmojë nëse jeni duke u përpjekur të humbni në peshë. Të paturit e një orari të caktuar për gjumin dhe plotësimi i orëve të gjumit mund të jetë një ndihmesë e madhe.

Aktiviteti fizik (por jo shumë vonë)


Bërja e aktivitetit fizik në mbrëmje mund t’ju vijë në ndihmë por sigurohuni të mos jetë shumë intensiv. Ushtrimet me intensitet të lartë mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit që bëni e gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë rënien në gjumë. Mos kryeni ushtrime fizike shumë vonë, duhet të ndaloni bërjen e ushtrimeve të paktën një orë para se të flini. 

Mos hani para se të flini


Nëse hani darkë ose diçka të shpejtë shumë pranë orarit të gjumit përpjekja për të humbur në peshë është shumë më e vështirë. Megjithëse orari nuk është shumë i rëndësishëm , shumë njerëz hanë ushqime me shumë kalori gjatë natës që çon në shtimin në peshë. Vaktet e vona mund ta bëjnë edhe më të vështirë rënien në gjumë. Përpiquni të qëndroni larg kuzhinës për disa orë para gjumit deri mëngjesin tjetër.

Bëni gati drekën për ditën tjetër


Në vend që të drekoni jashtë bëjini një të mirë vetes duke paketuar drekën që në mbrëmje, kështu kurseni edhe lekët. Ngrënia jashtë zakonisht përkthehet në më shumë yndyrë dhe kripë, ndërsa përgatitja e ushqimit në shtëpi për ta marrë me vete është një zgjidhje më e shëndetshme. Zgjidhni ushqime të pasura me proteina si bajamet, mishi i gjelit të detit, drithërat e plota, produktet e bulmetit me pak yndyrë si dhe shumë fruta e perime.

Ndiqni një program


Nëse vini re se jeni duke ngrënë shumë në mbrëmje mund të jetë për shkak se nuk keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të shmangur këtë gjë është ngrënia e vakteve në mënyrë të rregullt. Në këtë mënyrë trupi do të dijë kur të presë ushqimin. Ngrënia e mesvakteve midis drekës dhe darkës është gjithashtu  një zgjedhje e mirë por përpiquni të mos e teproni me sasinë.

Fikni televizorin 


Megjithëse mund t’ju pëlqejë të shikoni televizor gjatë darkës duhet ta shmangni pasi mund të shkaktojë shpërqendrim e si pasojë krejt pa e kuptuar të hani më shumë sesa duhet. Jo vetëm kaq, por të parit televizor apo qëndrimi gjatë përpara ekranit të telefonit mund të përkthehet në cilësi më të keqe të gjumit, çka mund të na bëj të hamë më shumë të nesërmen.

Lani dhëmbët pasi mbaroni darkën


Për të inkurajuar veten në shmangien e ngrënies gjatë mbrëmjes vonë bëni zakon larjen e dhëmbëve pasi mbaroni darkën. Ndërsa i keni dhëmbët të pastër do të mendoheni dy herë për të ngrënë përsëri diçka. Mos harroni të prisni 60 minuta pasi keni ngrënë për të pastruar dhëmbët veçanërisht nëse keni ngrënë ushqime me aciditet të lartë.

Lehtësoni stresin


Stresi mund të çojë në shtim në peshë. Përpiquni që gjatë mbrëmjes të relaksoheni. Teknikat e frymëmarrjes së thellë dhe meditimi janë mënyra shumë të mira që ju ndihmojnë të qetësoheni. Duke ulur nivelin e stresit mund të përmirësohet edhe sasia dhe cilësia e gjumit që bëni.

Fikni dritat


Të fjeturit në një dhomë të errët është një zakon tjetër që duhet t’i shtohet listës. Fikja e dritave ju ndihmon të flini më mirë. Nëse po përpiqeni të humbni në peshë dhe të bëni gjumë të mirë, mbyllni perdet për të reduktuar sasinë e dritës që hyn në dhomë. Të paktën 30 minuta para gjumit ndaloni së përdoruri kompjuterit apo telefonin. Përndryshe, edhe një maskë për sytë mund të ndihmojë.


Pse disa njerëz nuk shëndoshen?