Hipotiroidizmi subklinik është i lidhur me efekte të padëshiruara metabolike, kardiovaskulare, neuromuskulare dhe konjitive, duke ndikuar gjithashtu në cilësinë e jetës.
Trajtimi i hipotiroidizmit subklinik duhet të jetë i personalizuar, në bazë të benefiteve dhe risqeve të trajtimit me levotiroksinë dhe preferencave të pacientit.
Të dhënat mbështesin trajtimin me levotiroksinë në gratë shtatëzëna me vlerë të TSH >10 mIU/L, në pacientë me vlera të TSH nga 5 deri në 10 mlU/L me shenja të hiperlipidemisë dhe/ose në pacientë të rinj me risk të sëmundjeve kardiovaskulare.
Më poshtë përmenden disa nga faktorët që duhet të merren në konsideratë gjatë vlerësimit klinik dhe vendimit për trajtimin:
Aderenca ndaj trajtimit mund të jetë e vështirë. Medikamenti duhet të merret pa ngrënë sepse ushqimi dhe suplementet ndërveprojnë me përthithjen. Po ashtu, kostot e medikamentit, monitorimi i shpeshtë biokimik dhe nevoja për titrim rrit vështirësinë për pacientin.
Në përzgjedhjen e dozës, duhet konsideruar shkalla e hipotiroidizmit, niveli i TSH dhe pesha e pacientit.

- Niveli i TSH 2 herë më i lartë se niveli i sipërm i normës ose > 8mlU/L
- Rritje progresive e TSH
- Strumë
- Antitrupat tiroidien
- Shtatzëni ose planifikim shtatzënisë
- Infertilitetet ose çrregullime të ovulacionit
- Fëmijëri ose adoleshencë
- Dislipidemi
- Sëmundje kardiovaskulare ose risk për sëmundje kardiovaskulare
- Depresion ose çrregullim bipolar
- Preferencë e pacientit
Aderenca ndaj trajtimit mund të jetë e vështirë. Medikamenti duhet të merret pa ngrënë sepse ushqimi dhe suplementet ndërveprojnë me përthithjen. Po ashtu, kostot e medikamentit, monitorimi i shpeshtë biokimik dhe nevoja për titrim rrit vështirësinë për pacientin.
Në përzgjedhjen e dozës, duhet konsideruar shkalla e hipotiroidizmit, niveli i TSH dhe pesha e pacientit.
- Cooper DS, Biondi B. Subclinical thyroid disease. Lancet. 2012;379(9821):1142–1154. doi:10.1016/S0140-6736(11)60276-6
- Fatourechi V. Subclinical hypothyroidism: an update for primary care physicians. Mayo Clin Proc. 2009;84(1):65–71. doi:10.4065/84.1.65
- Behrooz HG, Tohidi M, Mehrabi Y, Behrooz EG, Tehranidoost M, Azizi F. Subclinical hypothyroidism in pregnancy: intellectual development of offspring. Thyroid. 2011;21(10):1143–1147. doi:10.1089/thy.2011.0053
- Pollock MA, Sturrock A, Marshall K, et al. Thyroxine treatment in patients with symptoms of hypothyroidism but thyroid function tests within the reference range: Randomised double blind placebo controlled crossover trial. BMJ. 2001;323(7318):891–895. pmid:11668132