Çfarë është Diabeti Insipid?


Diabeti Insipidit është një gjendje e rrallë, e cila bën që trupi juaj të prodhojë dhe nxjerrë shumë urinë e cila është “e pazakonshme”, ose pa ngjyrë dhe pa erë. Shumica e njerëzve urinojnë 1 deri në 2 litër urinë në ditë. Personat me Diabet Insipid mund të nxjerrin nga 3 deri në 20 litra në ditë.

Simptomat e Diabetit Insipid


Simptomat përfshijnë:

Etje e shtuar
Urinim të shtumtë dhe të shpeshtë (mjeku juaj mund ta quajë këtë poliuri)
Zgjime të shumta gjatë natës për të shkuar në tualet
Preferencë për pije të ftohta
Dehidratim
Dobësi
Dhimbje të muskujve
Nervozizëm

Ju mund të vini re këto shenja:

Lodhje
Ndjesi të plogështisë
Marramendje
Konfuzion
Të përziera

Simptomat tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël


Shumë nga simptomat janë të ngjashme tek fëmijët.

 Te foshnjat, ato mund të jenë:

Nervozizëm
Rritje dhe zhvillim të ngadaltë
Ushqyerje e dobët

Tek fëmijët, shenjat përfshijnë:

Të pirit e shumë uji
Urinim i shpeshtë, ndonjëherë çdo orë
Lagie e re e shtratit (rifillim i lagies së shtratit pasi të jetë realizuar kontrolli i sfinkterave) ose zgjimi gjatë natës për të shkuar në tualet
Dehidratim

Shkaqet e Diabetit Insipid


Trupi juaj prodhon një hormon të quajtur vazopresinë në një pjesë të trurit tuaj të quajtur hipotalamus. Ky hormon depozitohet dhe ruhet në gjëndrën tuaj të hipofizës. Vazopresina i jep sinjal veshkave tuaja të mbajnë ujin, gjë që e bën urinën tuaj më të përqëndruar. (Vazopresina quhet ndryshe hormoni antidiuretik.)

Kur jeni të etur ose pak të dehidratuar, nivelet e vazopresinës tuaj rriten. Veshkat tuaja thithin më shumë ujë dhe nxjerrin urinën e përqëndruar. Nëse keni marrë mjaftueshëm për të pirë, nivelet e vazopresinës bien dhe ajo që del është e qartë dhe e holluar.

Kur trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm vazopresinë, gjendja quhet Diabet Insipid Qendror. Nëse prodhoni mjaftueshëm, por veshkat tuaja nuk i përgjigjen ashtu siç duhet, keni Diabet Insipid Nefrogjen.

Në secilën formë, rezultati është i njëjtë. Veshkat tuaja nuk mund të mbajnë ujë, kështu që edhe nëse jeni të dehidratuar, ato do të nxjerrin shumë urinë të zbehtë.

Faktorët e rrezikut të Diabetit Insipid


Ndryshimet gjenetike që trashëgoni nga prindërit mund të rrisin shanset tuaja për të zhvilluar Diabet Insipid. Kjo ndodh në 1% deri në 2% të rasteve.

Llojet e Diabetit Insipid


Diabeti qendror Insipid.

Ndodh kur dëmtime të hipotalamusit ose gjëndrës së hipofizës ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj prodhon ose çliron vazopresinën. Veshkat tuaja largojnë shumë lëng nga trupi, dhe ju e ndjeni këtë duke urinuar më shumë. Ky dëmtim mund të shkaktohet nga:

Një tumor
Një dëmtim në kokë
Një arterie e bllokuar ose e fryrë (aneurizëm)
Sëmundje të tilla si histiocitoza e qelizave Langerhans
Infeksionet
Inflamacioni
Kirurgjitë

Diabeti Insipid Nefrogjen.

Mund të zhvillohet kur veshkat nuk i përgjigjen vazopresinës dhe tërheqin shumë lëng nga qarkullimi i gjakut. Mjekët nuk e dinë gjithmonë pse ndodh, por disa shkaqe përfshijnë:

Një trakt urinar i bllokuar
Sëmundje kronike e veshkave
Nivele të larta të kalciumit në gjak
Nivele të ulëta të kaliumit në gjak
Disa barna, si litiumi

Diabeti Insipid Dipsogjenik.

Ky lloj, i njohur gjithashtu si polidipsia primare, ndodh kur trupi juaj ka probleme në kontrollimin e etjes. Kur pini, lëngu tenton të ulë sasinë e vazopresinës që prodhon trupi, ndërsa ju bën të urinoni më shumë.

Shkaqet përfshijnë dëmtimin e hipotalamusit ose gjëndrave të hipofizës nga:

Një tumor
Një dëmtim në kokë
Infeksioni
Inflamacion
Kirurgji

Disa medikamente ose probleme të shëndetit mendor mund ta rrisin më shumë mundësinë e zhvillimit të Diabetit Dipsogenik Insipidit.

Diabeti Insipid i Shtatëzanisë.

Ky lloj zhvillohet vetëm gjatë shtatëzanisë. Ndonjëherë, placenta e një gruaje, organi që i jep oksigjen dhe lëndë ushqyese foshnjës, prodhon një enzimë që shkatërron vazopresinën. Gratë shtatëzana prodhojnë më shumë prostaglandinë, një kimikat i ngjashëm me hormonin që i bën veshkat më pak të ndjeshme ndaj vazopresinës. Shumica e rasteve të Diabetit Insipid të Shtatëzanisë janë të lehta dhe nuk shkaktojnë simptoma të qarta. Gjendja zakonisht zhduket pas lindjes, por mund të rikthehet në një shtatëzani tjetër.

Si diagnostikohet Diabeti Insipid?


Mjeku do të bëjë pyetje në lidhje me historikun tuaj shëndetësor, përfshirë shëndetin e familjes suaj. Gjithashtu mund t'ju duhet të kryeni një sërë testesh që përfshijnë:

Analiza e urines.

Analiza gjaku. Nëpërmjet këtij testi mund të maten elektrolitet dhe glukoza në gjak. Kjo analizë mund të diferencojë ndërmjet Diabetit Melitus dhe Diabetit Insipid.

MRI. Ky test realizon një fotografim të hollësishme të organeve tuaja të brendshme dhe indeve të buta. Mjeku e përdor atë për të parë nëse ka ndonjë problem me hipotalamusin ose gjëndrën e hipofizës.

Depistimi gjenetik. Mjeku juaj mund t’ju ​​sugjerojë këtë provë nëse anëtarët e familjes suaj kanë pasur probleme të mëparshme të diabetit.


Komplikimet e Diabetit Insipid



Dehidratimi. Diabeti Insipid e vështirëson ruajtjen e ujit në organizëm. Kështu është e lehtë të dehidratoheni.

Mosbalancimi i elektroliteve. Elektrolitet janë minerale në trupin tuaj me një ngarkesë të vogël elektrike. Kur humbisni shumë ujë, nivelet tuaja të elektroliteve mund të rriten. Kjo mund të shkaktojë:

Dhimbje koke
Ndjesi të lodhjes gjatë gjithë kohës
Nervozizëm
Dhimbje muskulore
Më pak gjumë.

Pse jeni vazhdimisht të etur?