Astma


Rrugët tuaja të frymëmarrjes papritmas ngushtohen dhe enjten. Ju mund të keni vështirësi në frymëmarrje, mund të kolliteni me sekrecione ose të dëgjoni fishkëllima gjatë frymëmarrjes.

Nuk është e qartë pse kjo u ndodh disa njerëzve, por ka shumë gjëra që mund të shkaktojnë një sulm, duke përfshirë polenet, pluhurat, tymin, stërvitjen, ajrin e ftohtë, ftohjen dhe stresin.

Mjeku juaj mund t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë e shkakton atakun tuaj. Gjithashtu, mund t'ju përshkruajë barna për t'i marrë gjatë një sulmi astmatik për t'ju ndihmuar të merrni frymë më lehtë.

Alergjitë


Polenet, pluhurat, lëkura e kafshëve shtëpiake dhe shumë gjëra të tjera mund të shkaktojnë alergji.

Ndonjëherë reaksioni alergjik shkakton astmë. Por jo gjithmonë është diçka në ajër. Mund të fillojë me diçka që prekni, ose ndonjë ushqim që hani.

Bisedoni me mjekun tuaj se si të menaxhoni më mirë astmën dhe alergjitë tuaja. Sigurohuni që të konsultoheni edhe kur simptomat tuaja ndryshojnë.

Ankthi


Mund të merrni frymë me vështirësi kur jeni të frikësuar ose të shqetësuar. Zakonisht nuk është ndonjë gjë me rëndësi, por mund të jetë serioze nëse tashmë keni probleme me mushkëritë si SPOK. Gjithashtu, ankthi si pasojë e një stresi të papritur, mund të shkaktojë një sulm nëse keni astmë.

Edhe nëse jeni i shëndetshëm, ankthi mund të shkaktojë frymëmarrje të shpejtë, aq sa t'ju merren mendtë dhe t'ju bjerë të fikët.

Monoksidi i Karbonit (CO)


Monoksidi i karbonit është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë që mund të vijë nga furrat, vatrat e zjarrit, ngrohësit e ujit, tharësit dhe gazrat e makinave. Nëse nuk shpërndahet në mënyrën e duhur, mund të mblidhet në ajër dhe ju mund të thithni shumë prej tij. Nëse kjo ndodh, shkaktohet një gjendje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të dërgojnë oksigjen nëpër trup.

Mund të keni marrje fryme, marramendje, konfuzion, dobësi dhe të përziera. Shikimi juaj mund të mjegullohet dhe mund të humbni vetëdijen. Kjo është një gjendje që mund të bëhet kërcënuese për jetën.

Një ftohje


Ndodh për shkak të një virusi që shkakton rrufë, teshtitje dhe ndonjëherë ethe. Mund të irritojë mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes dhe të sjellë një kollë që mund ta bëjë të vështirë frymëmarrjen.

Nuk ka një kurë specifike, por zakonisht përmirësohet vetë brenda një jave apo më pak. Flisni me mjekun tuaj nëse keni temperaturë më të lartë se 380C, nëse ndjeni fishkëllima gjatë frymëmarrjes, ose nëse merrni frymë me vështirësi.

COVID-19


Kjo sëmundje serioze e frymëmarrjes shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur koronavirus. Njerëzit e infektuar e përhapin atë përmes spërklave të vogla të lëna pas kur kolliten, teshtijnë ose flasin. Virusi së pari sulmon qelizat në rrugët tuaja të frymëmarrjes, por mund të përhapet shpejt në mushkëritë tuaja.

Së bashku me vështirësinë në frymëmarrje, shenjat më të zakonshme paralajmëruese janë ethet dhe kolla e thatë.

Deri më tani, nuk ka një kurë për COVID-19. Shumica e njerëzve kanë simptoma të lehta dhe mund të përmirësohen në shtëpi. Por telefononi menjëherë mjkun tuaj të familjes ose urgjencën nëse keni probleme në frymëmarrje.

Embolia pulmonare


Një bllokim, ose mpiksje, i ndodhur zakonisht në këmbën tuaj, mund të copëtohet dhe të shkëputet, duke lëvizur nëpërmjet gjakut për të shkuar në mushkëri dhe bllokuar rrjedhën aty. Kjo mund ta bëjë të vështirë ose të dhimbshme frymëmarrjen. Mund të humbisni ndjenjat dhe zemra juaj të rrahë shumë shpejtë. Disa njerëz kanë kollë me gjak. Mund të keni ënjtje, nxehtësi dhe dhimbje aty ku ka filluar koaguli.

Nëse ndonjë nga këto ju ndodh, shkoni në spital, pasi mund të jetë kërcënuese për jetën. Mjeku juaj mund të përdorë hollues të gjakut, barna të tjerë ose operacion.

Apnea e gjumit


Apnea e gjumit është një gjendje gjatë së cilës frymëmarrja ndalet në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit, kështu që një person mund të mos kuptojë se çfarë po ndodh. Por të nesërmen mund të ndihet i lodhur, nervoz dhe pa humor. Kjo mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe të shkaktojë me shumë të ngjarë sëmundje të zemrës apo goditje në tru.

Mbiesha është një faktor rreziku. Humbja e peshës mund të ndihmojë, por jo të gjithë njerëzit me apne të gjumit janë mbipeshë.

Pneumonia


Një virus, bakter ose kërpudhë mund të infektojë qeset e ajrit brenda mushkërive tuaja. Më tej ato qeska mbushen me lëng. Kjo e bën më të vështirë frymëmarrjen. Gjithashtu mund të keni dridhura dhe kollë më sekrecione të trasha me ngjyrë.

Qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj. Ai mund të përshkruajë antibiotikë nëse pneumonia juaj është shkaktuar nga bakteret. Llojet e tjera janë më të vështira për t’u trajtuar, por pjesa tjetër e trajtimit, lëngjet dhe barnat pa recetë mund t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

SPOK


Disa njerëz e quajnë atë "bronkiti kronik" ose emfizemë. Shkaku më i shpeshtë është duhanpirja. Ajo zgjeron qeskat e ajrit në mushkëritë tuaja, duke e bërë të vështirë për mushkëritë të lëvizin ajrin. Kjo e bën më të vështirë frymëmarrjen. Mund të ndjeni ngushtim në gjoks dhe të keni kollë, ndonjëherë me fishkëllima, që nuk zhduket.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni këtë gjendje të rëndë. Nëse pini duhan, hapi më i rëndësishëm që mund të bëni është të lini duhanin.

Insuficenca kardiake


Nuk do të thotë që zemra juaj ka "dështuar" plotësisht, vetëm se nuk është aq e fortë në pompimin e gjakut sa duhet. Kjo situatë e bën më të vështirë dërgimin e oksigjenit atje ku nevojitet. Gjaku mbetet në mushkëritë tuaja, duke bërë të mbeteni pa frymë.

Veprime të thjeshta si ngjitja e shkallëve, ecja ose ngritja e peshave mund t'ju lodhin.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat tuaja.

Anemia


Kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut, oksigjeni nuk mjafton për të furnizuar indet tuaja. Kjo mund t'ju bëjë të ndiheni të dobët dhe të lodhur, dhe ndonjëherë t'ju merret fryma. Gjithashtu mund t'ju bëjë të trullosur dhe të zbehtë, me duar dhe këmbë të ftohta dhe një rrahje të shpejtë të zemrës.

Shumë gjëra e shkaktojnë atë, kështu që trajtimi varet nga ajo që e shkakton aneminë tuaj. Flisni me mjekun nëse jeni të lodhur dhe nuk mund ta kuptoni pse.

Një mushkëri e kolapsuar


Mjekët nganjëherë e quajnë pneumotoraks. Ndodh kur një dëmtim ose sëmundje shkakton rrjedhje të ajrit nga mushkëritë, në hapësirën midis mushkërive dhe murit të gjoksit tuaj. Ajri shtyn në mushkëri, duke e bërë atë të paloset në vetvete.

Mund të keni dhimbje gjoksi dhe marrje fryme. Mjeku juaj mund të vendosë një gjilpërë ose tub të vogël në një zonë të kraharorit për të nxjerrë ajrin, ose mund të keni nevojë për operacion. Por nëse dëmtimi është i vogël, ai mund të përmirësohet vetë.

Të qarat te fëmijët


Fëmijët midis 6 muaj dhe 6 vjeç mund të kenë ndonjëherë momente kur ndalojnë të marrin frymë ndërsa qajnë ose tremben. Kjo ndonjëherë shkakton një "magji cianotike", një përgjigje e pakontrolluar që i bën ata të humbasin ndjenjat.

Fëmija mund të marrë ngjyrë blu dhe të humbasë vetëdijen për rreth një minutë. Ai mund të duket i nervozuar më pas. Megjithëse mund të jetë e frikshme në fillim, nuk është asgjë për t'u shqetësuar dhe mund të ndodhë sërish.

Miastenia grave


Miastenia grave është një sëmundje "neuromuskulare" që e bën të vështirë për muskujt dhe nervat të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ju mund të vëreni dobësi kur lëvizni krahët dhe këmbët. Mund të ndikojë gjithashtu në lëvizjet automatike si frymëmarrja. Sëmundja mund të ndryshojë mënyrën e përtypjes, gëlltitjes, hapjes e mbylljes së syve dhe buzëqeshjes. Zakonisht përkeqësohet pas ushtrimeve dhe përmirësohet pasi të pushoni.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat tuaja. Në disa raste, mund të jetë fatale.

Një zemër e thyer


Edhe pse duket si një metaforë, është një gjendje mjekësore që mund të ndodhë vërtet. Madje ka një emër për të: sindroma e zemrës së thyer. Emocion i papritur, intensiv, një person i dashur i humbur ose romancë e mbaruar ndikon në zemër, duke shkaktuar dhimbje të mprehtë në gjoks dhe duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Zemra nuk pompon mirë gjak për pak kohë.

Ndryshe nga një sulm në zemër, kjo gjendje nuk ndodh për shkak të arterieve të bllokuara. Shumica e njerëzve bëhen më mirë brenda disa ditësh ose javësh.

Pse apnea e gjumit rrit riskun e vdekjes së papritur nga zemra?