Mbajtja e lëngjeve


Enjtja ndodh kur lëngjet e trupit mblidhen në inde ose nyje. Ndonjëherë gishti juaj i vogël mund të jetë i fryrë, herë të tjera mund të keni probleme me heqjen e unazave. Një vakt i kripur mund të jetë një fajtor, e kjo zakonisht nuk është një arsye për t'u shqetësuar. Por herë të tjera, gishtat dhe duart e fryra mund të sinjalizojnë një problem shëndetësor që kërkon vëmendjen tuaj.

Ushtrimet dhe nxehtësia


Zemra, mushkëritë dhe muskujt kanë nevojë për oksigjen për të mundësuar stërvitjen tuaj. Pra, kur ushtroni, më shumë gjak shkon në këto organe dhe më pak rrjedh në duart tuaja. Enët e vogla të gjakut reagojnë ndaj këtij ndryshimi dhe zgjerohen, dhe kjo i fryn gishtat. Diçka e ngjashme ndodh kur trupi juaj nxehet në mot të nxehtë. Për t'u qetësuar, enët e gjakut në lëkurë zgjerohen për të lejuar që nxehtësia të largohet nga sipërfaqja. Kjo është krejt normale.

Dëmtimet


Mund të keni lënduar një ligament ose ndrydhur gishtin tuaj. Mund të keni dëmtuar një tendinë, zhvendosur apo madje edhe thyer një kockë. Nëse dëmtimi nuk është shumë i keq, akulli, pushimi dhe barnat për dhimbje mund të jenë të mjaftueshme. Flisni me mjekun tuaj nëse nuk mund të drejtoni gishtin, keni ethe ose keni shumë dhimbje.

Infeksionet


Tre infeksione që mund të shkaktojnë gishta të fryrë janë:

- Herpesi i gishtit: Një infeksion viral nga herpes simplex që shkakton flluska të vogla, të fryra dhe të gjakosura në gishta
- Paronychia: Një infeksion në bazën e thonjve i shkaktuar nga bakteret ose kërpudhat
- Felon: Një infeksion i dhimbshëm i mbushur me qelb i majës së gishtit

Infeksionet e gishtave mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit nëse nuk trajtohen herët.

Artriti


Artriti reumatoid (AR) shkakton deformimin e nyjeve, enjtje, dhimbje dhe ngurtësim. Simptomat shpesh shfaqen së pari në nyjet e duarve. AR zakonisht prek të dy duart.

Artriti psoriatik mund të prekë njerëzit që kanë një gjendje të lëkurës të quajtur psoriazë. Shpesh shkakton ënjtje të ngjashme me salsiçet në gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve. Të dy llojet e artritit janë serioze dhe mund të shkaktojnë dëmtime të kyçeve dhe probleme të tjera të trupit në qoftë se nuk trajtohen.

Guta


Dikur quhej ndryshe "sëmundja e njerëzve të pasur" sepse kryesisht prekte personat që mund t'ia lejonin vetes sasira të mëdha mishi, ushqimi deti dhe alkooli. Sot, guta mund të prekë njerëzit e të gjitha niveleve të të ardhurave. Ajo shkakton dhimbje dhe ënjtje ekstreme, zakonisht në gishtin e madh të këmbës. Por mund të ndodhë në çdo nyje, përfshirë gishtat e duarve. Ndodh kur shumë acid urik i ardhur nga gjaku juaj depozitohet në artikulacione ku formon kristale. Barnat mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe parandalimin e sulmeve të tjera.

Barnat


Disa fajtorë të zakonshëm përfshijnë:

- Tabletat pa recetë të dhimbjes si aspirina, ibuprofeni dhe naprokseni
- Steroidet
- Disa barna për diabetin ose presionin e lartë të gjakut
- Medikamente të dhimbjes nervore si gabapentina dhe pregabalina
- Terapitë hormonale me estrogjen ose testosteron

Gishtat e fryrë nga barnat zakonisht nuk janë një gjendje e rëndë. Por bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni i shqetësuar.

Sindromi i tunelit karpal


Ky është një nerv i cili kalon në një vend në kyçin tuaj të quajtur tuneli i kyçit të dorës (tuneli karpal). Disa njerëz thonë se gishtat e tyre ndihen të padobishëm dhe të fryrë. Gjithashtu mund të ndjeni dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje. Realizimi i lëvizjeve të njëjta të duarve pa pushim mund të shkaktojë sindromën e tunelit karpal. Mund të kurohet dhe zakonisht nuk bën dëm të përhershëm.

Gishti i këmbëzës


Ndodh kur gishti juaj kërcet si tingulli i një kembëze (arme) kur e përkulni ose e drejtoni atë. Gishti juaj mund të jetë i fryrë gjithashtu. Gishti i këmbëzës ndodh kur ka ënjtje rreth një tendini, ndonjëherë pas operacionit për sindromën e tunelit karpal. Është shumë e zakonshme tek njerëzit me artrit reumatoid ose diabet. Gishti i këmbëzës mund të përmirësohet vetë. Por nëse përkeqësohet, mund të mbetet në një pozicion të përkulur. Pyesni mjekun tuaj nëse keni nevojë për trajtim.

Sëmundjet e veshkave


Veshkat kanë për funksion të eliminojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga trupi juaj. Një nga shenjat e para që diçka nuk është në rregull është fryrja e gishtave, këmbëve dhe zonës rrotull syve. Ka më shumë të ngjarë të vuani nga një sëmundje e veshkave nëse keni diabet ose presion të lartë të gjakut. Kontrolloni këto probleme për të mbrojtur veshkat tuaja ose për të ndaluar përkeqësimin e sëmundjes.


Shtatëzania


Mund të keni gishta, kavilje dhe këmbë të ënjtura kur jeni duke pritur një fëmijë. Por enjtja e papritur, veçanërisht në duar dhe fytyrë, mund të jetë një shenjë e preeklampsisë. Kjo përfaqëson një tension të lartë të rrezikshëm të gjakut që mund të ndodhë në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Rrallë, ajo vjen pas lindjes dhe quhet preeklampsi pas lindjes. Problemi prek veshkat, duke shkaktuar ënjtje. Ju gjithashtu mund të keni një dhimbje koke të fortë, dhimbje barku dhe probleme me shikimin.

Sëmundja e qelizave në formë drapëri


Qelizat e kuqe të gjakut normalisht kanë formën e një petulle dhe janë fleksibile. Kur ju vuani nga sëmundja e qelizave në formë drapëri (anemia drepanocitare), qelizat janë të ngurta dhe në formë gjysmëhëne. Ato ngecin në enët e vogla të gjakut dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut. Në duar dhe këmbë, kjo shkakton ënjtje të dhimbshme. Probleme të tjera përfshijnë infeksione, anemi, goditje në tru dhe verbëri. Drepanocitoza është një gjendje e përjetshme.

Limfedema


Kjo ënjtje ndodh kur lëngu në sistemin limfatik nuk mund të qarkullojë dhe drenojë mirë. Ndonjëherë është një efekt anësor i trajtimit të tumoreve. Gratë me tumore të gjirit shpesh kanë hequr lifonodujtë në sqetullat e tyre për ta kontrolluar atë. Kjo çrregullon rrjedhën e limfës dhe mund të çojë në ënjtje në krahë dhe duar. Rrezatimi mund të dëmtojë nyjet dhe ta përkeqësojë problemin. Limfedema mund të ndodhë në çdo kohë pas trajtimit. Nuk mund të kurohet, por mund të menaxhohet.



Sëmundja Reino (Raynaud)


Ky është një problem i rrallë që prek enët e gjakut në gishtat e duarve dhe të këmbëve, duke i bërë ato të ngushtohen kur keni ftohtë ose jeni  të stresuar. Mungesa e qarkullimit të gjakut i bën gishtat tuaja të ftohtë dhe të dhimbshëm. Ata mund të marrin ngjyrë të bardhë ose blu. Kur enët hapen dhe gjaku kthehet, gishtat tuaj mund të pulsojnë dhe të fryhen. Në raste serioze, mungesa e rrjedhjes së gjakut mund të shkaktojë plagë ose të vrasë indet.

Sklerodermia


Kjo është një sëmundje e sistemit imunitar që detyron trupin tuaj të prodhojë me shumicë një proteinë të quajtur kolagjen. Prodhimi i tepërt i kolagjenit trash dhe forcon lëkurën dhe mund të ndikojë edhe në pjesët e tjera të trupit. Duart tuaja mund të bëhen të ngurta dhe gishtat mund të fryhen si suxhuk. Disa njerëz kanë simptoma të lehta. Në raste më serioze, organet mund të dëmtohen. Sklerodermia nuk zhduket por mund të kurohet.


Çfarë duhet të dini për ënjtjen e këmbëve?