Autoritetet e shëndetit publik janë duke u përpjekur të kërkojnë informacion mbi variantit e ri të koronavirusit të zbuluar në Afrikën e Jugut, i cili mendohet të jetë më shumë ngjitës dhe përmban një kombinim të pazakontë mutacionesh që mund të vërë në sprovë efektivitetin e vaksinës.

Emergjenca e shfaqur e variantit Omicron ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të vendosin kufizime të reja për udhëtimet drejt vendeve të tyre.

Si quhet variant i ri i koronavirusit?


OBSH e ka quajtur variantin e ri te koronavirusit “Omicron”, sipas rregullit të emërtimit të varianteve të reja sipas alfabetit grek. Më parë, ai ishte i njohur si B.1.1.529 ose si “Varianti i Afrikës së Jugut”, sepse është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe është përhapur në mënyrë aktive aty.

Pse është varianti i ri kaq shqetësues?


Varianti i ri ka të paktën 50 mutacione, përfshirë 30 ndryshime në proteinën spike, e cila luan një rol kyç për aftësinë e virusit për të hyrë në qelizat e trupit të njeriut. OBSH thotë se nga të dhënat preeliminare, duket se varianti ka një risk të shtuar për riinfeksion.

Është varianti i ri më ngjitës?


Është e vështirë të përcaktohet nëse variant i ri ka fuqi më të madhe infektimi, por të dhënat kanë treguar se potenciali i tij infektues është i lartë. OBSH ka raportuar se rastet e shfaqura me këtë variant janë indentifikuar më ritme shumë më të shpejta, çka sugjeron për një potencial infektimi të lartë.

A është përhapur varianti i ri përtej Afrikës së Jugut?


Po. Varianti i ri është përhapur tashmë në Botsëana, Izrael, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Republikën Ceke, Honk Kong dhe shum vende të tjera janë duke raportuar rastet e para me këtë variant. Ajo që është shqetësuese është fakti që shumë prej të infektuarve kanë qenë të vaksinuar. Rasti i infektimit në Belgjikë është shqetësues për faktin se personi i infektuar nuk kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut por kishte udhëtuar në Egjipt, përmes Turqisë. Ky rast tregon se mundësia që ky variant të jetë përhapur tashmë në gjithë botën, është shumë i madh.

Kur do të mund të dimë më shumë?


Do të duhen të paktën disa javë që të mund të bëhen testimet e nevojshme në laborator për të kuptuar nëse vaksinat kundër Covid-19 janë efektive edhe ndaj këtij varianti. Nëse variant i ri do të rezultojë rezistent ndaj vaksinave aktuale, vaksinat do të duhet të rishikohen. Sipas të gjitha gjasave, kompanive Pfizer dhe Moderna do t`iu duheshin rreth 100 ditë për zhvillimin e formulimit të ri të vaksinës, por pengesat e lidhura me aprovimin dhe distribuimin e tyre do të pengonin përdorimin e saj deri në verën e 2022.

Ku mund të marrim më shumë informacion?


OBSH ka publikuar një video 2 minutëshe me informacionet që dimë dhe çka ende është e panjohur mbi variantin Omicron. Video përmbyllet me këshillimin mbi ruajtjen e higjienës, mbajtjen e maskës dhe ventilimin e mirë të ambienteve si masat kryesore për të shmangur ekspozimin ndaj këtij varianti. Tweet-in me videon e publikuar nga OBSH e gjeni në linkun më poshtëË