Nëse sapo keni mësuar se do t`ju duhet t`i nënshtroheni trajtimit për kancer, janë disa gjëra që duhet të bëni para se të filloni trajtimin, në mënyrë që të jeni të përgatitur për cfarë do të ndodh në vazhdim.
1. Pyesni mjekun tuaj se cili mund të ishte skenari më i mirë dhe më i keq i sëmundjes dhe trajtimit
Mënyra më e mirë se si mjeku mund t`ju ndihmoj të përgatiteni për trajtimin është që qartësisht t`ju informojë për rezultatet e pritshme nga trajtimi, perfshirë dhe efektet e mundshme të pa dëshiruara që mund të shkaktojë.
2. Informohuni
Por meqenëse, në internet gjenden edhe informacione të rreme, mite dhe keqinterpretime të ndryshme mbi sëmundjet apo llojet e trajtimit, është e rëndësishme të pyesni mjekun tuaj se cilat do të ishin faqet e internetit për t`u konsultuar për llojin tuaj të sëmundjes.
3. Tregohuni proaktiv
Asnjëherë mos mendoni së mund të gjykoni se cfarë i duhet mjekut. Vetëm mejku kurues mund të përcaktoj rëndësinë e ekzaminimeve tuaja.
4. Ndiqeni situatën tuaj
Gjithmonë qëndroni në kontakt me mjekun për të marr përgjigje të analizave apo ekzaminimeve tuaja.
5. Kërkoni ndihmë
Duhet të mblidhni informacionin që mendoni se është i vlefshëm dhe ta diskutoni atë me mjekun tuaj.
Po ashtu, ju mund të gjeni mbështetje dhe informacion shtesë duke:
- Folur me pacientë të tjerë me të njëjtën diagnozë si ju
- Marr pjesë në një grup suporti me njerëz të tjerë me të njëjtën diagnozë si ju
- Kërkuar një opinion të dytë nga një mjek tjeter onkolog
Për informacion mbi grupet e suportit në MIA Clinic klikoni më poshtë:
Terapi grupi dhe suport për personat me kancer