Kërkimi i informacionit online për kancerin është pa dyshim shumë komod. Ndihmon në të kuptuarit e diagnozës dhe trajtimit. Ndonjëherë shërben edhe për të gjetur persona ose grupe suporti që janë duke kaluar eksperiencë të ngjashme.

Por, kërkimi informacionit online mund të jetë një thikë me dy presa. Jo çdo informacion që gjeni online është i saktë. Ndaj, kur konsultoheni me interentin në lidhje me shëndetin duhet të bëni kujdes me disa gjëra:

1️⃣ Kërkimi i informacionit online për simptomat ju rëndon emocionalisht. Në përgjithësi, kur google-oni një simptomë, rezultatet e artikujve janë të përgjithshme dhe nuk janë në kontekts me situatën tuaj individuale. Pra, me shumë mundësi diagnoza që keni dalë në përfundim pas një kërkimi në google nuk është e saktë, por ankthi që shkakton është i vërtetë.

2️⃣ Jo çdo informacion që gjeni online është i besueshëm. Kur nuk jeni të fushës së mjekësisë është e vështirë të kuptoni se cilët burime informacioni janë të besueshëm. Keqinformimi mund t’ju ndikojë të merrni vendime të gabuara për shëndetin dhe jo vetëm kaq, por shpesh kur informacioni që merrni nga mjeku ndryshon nga ajo çka gjeni online mund të nxisë mosbesim te mjekimi dhe konfuzion. Zgjidhja është të diskutoni gjithë pyetjet ose/dhe informacionet që gjeni online me mjekun tuaj.

3️⃣ Mund të vononi diagnostikimin. Takimi me mjekun është pjesë kyçe e procesit të diagnostikimit, sidomos në rastin e kancerit. Kërkimi online për diagnozën e duhur mund t’ju marrë shumë kohë të vlefshme, e cila do të mund të kursehej nëse dyshimet ishin diskutuar menjëherë me një mjek.

4️⃣ Këshilla praktike:
• Kërkoni burime të besueshme (Website spitali, klinike mjekësore, agjensi kombëtare, organizata mjekësore)
• Gjithmonë ruani disa rezerva për lajmet që “janë shumë të mira për të qenë të vërteta” dhe hulumtoni pak më shumë mbi to. Ose verifikojini ato me mjekun tuaj.
• Mos nxirrni asnjëherë konkluzione vetëm mbi atë çka keni lexuar online. Konsulta mjekësore është mjeti më i besuëshëm për diagnostikim

Postimin origjinal e gjeni në faqen e instagramit dedikuar kancerit - S`ka_ncer nga Dr. Kleida Mati - Mjeke onkologe në MIA Clinic.