Dhimbja e kokës mund të kthehet në mjaft shqetësuese edhe pse në shumicën e rasteve nuk është kërcënuese për jetën. Në më të shumtën e rasteve dhimbjet e kokës janë të shkaktuara nga një prej katër sindromave të përmendura më poshtë:
- Dhimbje e kokës tensive
- Migrena
- Dhimbje koke kronike
- Dhimbje koke të tipit “Cluster"
- Simptomat e dhimbjes tensive te kokës:
- Trysni dhe shtrëngim në të dy anët e kokës
- Dhimbje e lehtë në të moderuar që është e vazhdueshme dhe pa pulsim
- Dhimbja nuk përkeqësohet nga aktiviteti fizik
- Dhimbja mund të intesifikohet ose pakësohet me intervale
- Mund të keni ndjeshmëri të shtuar në muskujtë e kokës, qafës dhe shpatullave
- Dhimbja e kokës fillon gradualisht dhe intesifikohet brenda një ose më shumë orësh
- Dhimbjet janë të qëndrueshme dhe të forta. Mund të shoqërohen me pulsim
- Dhimbjet përkeqësohen nga drita, lodhja, lëvizjet e kokës dhe aktiviteti fizik
- Dhimbja mund të shoqerohet me nauze dhe të vjella
- Prania e aurës para fillimit të dhimbjes së kokës
- Nis shpejt dhe arrin pikun brenda disa minutave
- Dhimbje e fortë dhe e vazhdueshme, me raste mund të jetë pulsuese
- Mund të ndodh deri në 8 herë në ditë, por zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë
- E merr origjinën zakonisht rreth syrit
- Dhimbja është gjithmonë në njërën anë të kokës
- Mund të shoqërohet me skuqje të syrit dhe lotim
Dhimbjet e kokës kronike
Dhimbja e kokës kronike nuk është një tip i veçantë dhimbjesh por një kategori që përmbledh tipe të ndryshme dhimbjesh.

Diagnostikimi i dhimbjeve të kokës
Për diagnostikimin e dhimbjeve të kokës është e rëndësishme që gjatë vizitës me mjekun, të jepet një përshkrim i hollësishëm i dhimbjes, i cili shoqërohet me një ekzaminim fizik për të përcaktuar llojin e dhimbjes.
Në disa raste, mund të kërkohen teste imazherike shoqëruese, për të përjashtuar ose konfirmuar shkaqe të tjera të dhimbjes së kokes.
Dhimbja e kokës - kur duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek:
- Dhimbja shfaqet papritur dhe kthehet në një dhimbje shumë të fortë brenda pak sekondave apo minutash, aq sa mund të përshkruhet si “dhimbja më e fortë që keni ndjerë ndonjëherë”
- Është dhimbje e fortë dhe shoqërohet me ngurtësim të qafës dhe/ose temperaturë
- Shoqërohet me konvulsione, ndryshime personaliteti, konfuzion ose humbje të ndjenjave
- Fillon shpejt, pas një aktiviteti të madh fizik ose pas demtimit të kokës
- Kur shfaqet për herë të parë e shoqëruar me dobësi trupore, mpirje ose probleme me shikimin.

