Kanceri i prostatës
është një ndër llojet më të shpeshtë të kancerit. Trajtimi varet nga shumë faktorë, si agresiviteti i kancerit, gjendja e përgjithshme e pacientit dhe benefitet krahasuar me efektet anësore, të cilat duhen vlerësuar individualisht për çdo person. E megjithatë, një ndër trajtimet më të shpeshta në menaxhimin e kancerit të prostatës është trajtimi me terapi hormonale (ADT).

Osteoporoza mund të jetë një ndër efektet anësore të trajtimit hormonal (ADT) në kancerin e prostatës. Por jo të gjithë burrat me kancer prostate do të zhvillojnë osteoporozë. E megjithatë, ekzaminimi për densitetin kockor rekomandohet përgjatë trajtimit hormonal për kancer prostate.

Ekzaminimi i densitetit kockor konsiderohet një ekzaminim i sigurt, jo invaziv për të diagnostikuar osteoporozën, për të identifikuar densitetin kockor, monitoruar efektin e trajtimi dhe për të parashikuar riskun për fraktura të mundshme.


Si ta parandalojmë osteoporozën nëse jemi nën trajtim hormonal për kancer prostate?


Disa rekomandime i gjeni më poshtë:

Merrni kalcium dhe vitamin D. Doza e rekomanduar ditore e   në varësi të moshës dhe 800 IU është doza e rekomanduar e Vitaminës D.

Bëni aktivitet fizik. Aktiviteti i rregullt fizik, veçanërisht vrapi, kërcimi, ngjitja e shkallëve, parandalojnë rënien e densitetit kockor. Gjithashtu, ushtrimet me peshë, si peshëngritja, kanë treguar se forcojnë kockat.

Përdorimi i bisfosfonateve. Bisfosfonatet që merren me infuzion (por ndonjëherë edhe nga goja) mund të parandalojnë ose të përmirësojnë dëmtimet nga osteoporoza, në rastin e trajtimit hormonal për kancer prostate.

Mos pini duhan dhe mos konsumoni alkool.

Flisni me mjekun tuaj për mënyrën më të përshtatshme për ju për parandalim të osteoporozës si pasojë e trajtimit hormonal për kancer të prostatës.

Sapo jeni diagnostikuar me kancer të prostatës? Po tani?



kanceri i prostates / kancer prostate / osteoporoza / kanceri i prostatës shkaqet