Kanceri i zorrës së trashë (kolonit) - Çfarë duhet të dimë?

Kanceri i zorrës së trashë ose siç njihet ndryshe kanceri i kolonit, në përgjithësi, nis si formacione beninje të quajtura polipe adenomatoze. Me kohën, disa prej këtyre polipeve mund të transformohen ne lezione malinje. Polipet mund të jenë të voga dhe mos të shkaktojnë simptoma, për këtë arsye mjeket rekomandojnë teste depistuese për të identifikuar polipet dhe parandaluar kancerin e zorrës (kolonit).


Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të zorrës (kolonit)?


- Ndryshime në jashtëqitje, duke perfshirë diarrenë ose konstipacionin. Nryshime në konsistencën e feçeve. Për t’u konsideruar serioze, këto ndryshime duhet të zgjasin më shumë se katër javë.
- Gjakderdhje gjatë jashtëqitjes ose prezenca e gjakut në feçe ( jashtëqitje me gjak ).
- Diskomfort abdominal i vazhdueshëm si dhimbje dhe fryrje barku, të cilat shpesh ngatërrohen me kolitin.
- Ndjesia e vazhdueshme e mos zbrazjes së zorrës.
- Dobësi trupore dhe lodhje.
- Humbje peshe e pashpjegueshme.

Shumë njerëz me kancer të kolonit nuk përjetojnë simptoma në fazat e hershme të sëmundjes. Simptomat varen nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i tij në zorrën e trashë.



Kur duhet të konsultohemi me një mjek?

Nëse vini re ndonjë prej simptomave të kancerit të kolonit, si psh. gjak në feçe apo ndryshime në jashtëqitje, mos nguroni të kontaktoni dhe të konsultoheni me një mjek. Është mirë që konsulta mos të shtyhet në kohe, pasi dhe nëse konfirmohet një kancer i kolonit, trjatimi në faza të hershme është me rezultativ se ai në faza të vona të sëmundjes.
Në rastin më të mirë, kur kanceri është i përjashtuar, ju mund të diskutoni me mjekun tuaj se kur duhet të filloni testet depistuese (screening) për kancerin e kolonit. Zakonisht rekomandohet të fillojnë nga mosha 50 vjeç, megjithatë, kjo ndryshon në baze të riskut që secili mbart për të zhvilluar kancer të kolonit.


Nga se shkaktohet kanceri i kolonit?


Në shumicën e rasteve është e paqartë se çfarë e shkakton kancerin e kolonit. Shkaktar mund të jetë një mutacion i ri i krijuar në qelizat e kolonit. Keto lloj mutacionesh shkaktojnë rritjen e pakontrolluar të qelizave duke krijuar masën tumorale. Me rritjen e masës tumorale, qelizat tumorale kanë tendencën të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar metastazat.


Çfarë e rrit riskun për kancer koloni?


Disa mutacione gjenetike të trashëguara rrisin riskun për zhvillim të kancerit te kolonit. Ndër më të shpeshtat mund të përmenden:

Sindromi Lynch – quhet ndryshe kanceri i kolonit i trashëguar jo polipoz. Personat që mbartin këtë sindromë kanë risk të lartë për të zhvilluar kancer të kolonit para moshës 50 vjeç.

- Polipoza adenomatoze familjare (FAP) – është nje sëmundje e rrallë e cila karakterizohet nga shfaqja e një numri shumë të madh polipesh në kolon dhe rekt. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë probabilitet të madh për kancer koloni dhe rekti para moshës 40 vjeç.

-Keto sëmundje mund të zbulohen me anë të analizave gjenetike. Nëse jeni të shqetësuar për riskun tuaj për zhvillim të kancerit të kolonit, duhet të konsultoheni me një mjek.

A ndikon dieta për zhvillim të kancerit të kolonit?


Studime të shumta kanë treguar lidhje ndërmjet dietës tipike perëndimore dhe riskut të rritur për kancer të kolonit. Dieta tipike perëndimore është e pasur në yndyrna (kryesisht shtazore) dhe e varfër në fibra. Rritje të rasteve me kancer të zorrës së trashë janë parë te personat të cilët janë zhvendosur nga vende ku dieta ka qenë e pasur në fibra në vende perendimore, ku dieta është e pasur në yndyrna. Kërkimet vazhdimit kanë në fokus krijimin e dietave te duhura për parandalim të kancerit kolorektal.


A ka faktorët te tjerë risku përveç trashëgimisë?


Mosha: Personat mbi 50 vjeç kanë probabilitet më të madh për të zhvilluar kancer të kolonit.
Sindromi i zorrës se irrituar – sëmundjet inflamatore kronike rrisin probabilitetin për kancer të kolonit.
Dieta e varfër në fibra dhe pasur në yndyrna – një pjesë e rasteve të kancerit të kolonit janë lidhur me ndryshimet dietetike.
Stili i jetës – jeta sedentare, pa aktivietet fizik, rrit risku për kancer të kolonit.
Diabeti – personat me diabet dhe me rezistencë ndaj insulinës kanë risk më të lartë për kancer koloni.
Mbipesha – personat obezë kanë risk më të lartë për të zhvilluar kancer të kolonit dhe për të vdekur nga kanceri i kolonit se personat me peshë normale.
Duhanpirja – ashtu dhe si për lloje të tjerë kanceri, duhanpirja ndikon negativisht dhe në kancerin e zorrës së trashë.
Alkooli – përdorimi i rëndë i alkoolit rrit probabilitetin për kancer të kolonit.
Rrezatimi – rrezatimi për qëllime terapeutike, si psh një kancer i mëparshëm në zonën abdominale, rrit riskun për kancer te kolonit.


Kanceri i kolonit: Çfarë duhet të dini (në çdo moshë)