Tirana, 23 Nëntor 2019
11:00 – 14:00
Seminari 1-ditor mbi kancerin organizohet në ambientet e MIA Clinic dhe është i hapur për personat nën trajtim për kancer, për të mbijetuarit nga kanceri, kujdestarët e familjarët e tyre dhe gjithë të interesuarit për këtë temë.
Objektivat:
Qëllimi i këtij seminari është të informojë pjesëmarrësit mbi sëmundjen e kancerit në përgjithësi, duke përfshirë informacion mbi shkakun, zhvillimin, mënyrën e diagnostikimit, llojet e trajtimit, dietën dhe rekomandime të tjera.
Pjesëmarrësit mund të ngrejnë problematika të ndryshme të cilat do të diskutohen me specialistët gjatë seminarit.