Ermira Dervishi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pediatre

 
 
 
 
 

Bio

 
 
 
Dr Mira ka një eksperiencë të gjatë me fëmijët e të gjitha moshave, çka e ndihmon atë në vendosjen e një marrëdhënieje me fëmijën dhe prindërit. Interesi i saj i veçantë është gastro-pediatria, ndaj Dr. Mira i kushton një vëmendje të veçantë ushqyerjes së balancuar në çdo moshë si një gur themeli për mirë-rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Eksperienca e gjatë klinike në këtë fushë bën të mundur diagnostikimin e sëmundjeve që lidhen me traktin tretës kryesisht stomakun si gastoropatitë, apo sëmundje të veçanta por të shpeshta si enteropatia kronike nga gluteni ose ndryshe ajo që njihet si sëmundja celiake.

Gjithashtu, Dr Mira ka një eksperiencë të gjatë me heqjen e trupave të huaj nga trakti i sipërm (nëpërmjet gastroskopisë) çka shpesh është vendimtare për jetën e fëmijës, teknikë të cilën ajo e përdor prej vitesh.

Ajo punon shumë me fëmijët që vuajnë nga problemet e jashtëqitjes si kapsllëku e për këtë ajo thekson se ndërveprimi i disa faktoreve si mjekimi e këshillat e pediatrit, këshillimi dhe informimi i detajuar i prindërve në lidhje me dietën e fëmijëve, trajnimi i tualetit dhe zakonet e të ngrënit sjellin memaxhim me të mirë të kësaj situate shpesh here shumë shqetësuese për famijaret.


“Marrëdhënia me fëmijën dhe informimi i prindërve janë kyçe në menaxhimin e duhur të çdo problematike pediatrike.”